Na ndiqni në:

“Një shfaqje teatri me 4 aktorë…” u prezantua edhe në Köln

Prishtinë, 17 tetor 2017 - Shfaqja “Një shfaqje teatri me 4 aktorë…!” e cila është prezantuar me shumë sukses në vende të ndryshme, u prezantua edhe në metropolin pranë lumit Rhein, ku nga publiku në Köln, u prit me entuziazëm si gjithkund, duke e shpërblyer me duartrokitje të gjata.

Hiq më pak se dramaturgun momentalisht më të kërkuar të Ballkanit, Jeton Nezirajn, regjisoren e suksesshme Blerta Nezirajn e bashkë me ta edhe me emra të njohur të skenës teatrale e muzikore të Kosovës, solli shoqata kulturore URACult e.V. në Köln.

Aktrimi i Shengyl Ismailit, Adrian Morinës, Ernest Malazogut e Shpëtim Selmanit ishte briliant, si në grup ku u harmonizuan shkëlqyeshëm e poashtu edhe në rolet e tyre të ndara. Edhe muzicientët Art Lokaj dhe Drin Tashi si pjesë e shfaqjes, me impulsin e tyre muzikor rrumbullakuan një shfaqje të suksesshme.

Dhe kjo shfaqje që erdhi nga Kosova për tu shfaqur para audiencës shqiptare në Gjermani, pason ngjarjen kulturore URACult Authentics, që është mbajtur dy javë më herët po nga URACult e.V. në Köln.

Burimi:http://www.kultplus.com/teatri/nje-shfaqje-teatri-4-aktore-u-prezantua-edhe-ne-gjermani/ 

“T’padashtun” shtrin fushatën promovuese për “Oscar” deri në Egjipt“Martesa” drejt Estonisë me ekip prej gjashtë vetash Artisti Petrit Halilaj do të prezantojë veprat e tij në New YorkVepra e artistit Driton Selmani “mbron” vizitorët e festivalit në Amsterdam