Na ndiqni në:

Liburni e nis me fitore fazën e kualifikimeve në UEFA Futsal Cup

Prishtinë, 13 shtator 2017 - Skuadra kampione e Kosovës në futsall, FC Liburn nga Gjakova e ka nisur në mënyrë të mrekullueshme fazën kryesore të kualifikimeve (Main Round) në UEFA Futsal Cup, duke e mposhtur kampionin e Francës, Garges Djibson, në kuadër të Grupit 5, me rezultat 6:4.

Kjo ndeshje u zhvillua në Zagreb, aty ku do të zhvillohen edhe ndeshjet e tjera të këtij grupi. Deri te fitorja Liburnin e udhëhoqi Halim Selmanaj, me katër gola të shënuar, derisa me nga një gol kontribuuan Mentor Mejzini dhe Ramadan Alaj. Nesër në mbrëmje në orën 20:30 skuadra gjakovare do të ballafaqohet me kampionin e Kroacisë, Nacional, që vlerësohet favorit i këtij grupi. Skuadra kroate në ndeshjen e parë e mposhti kampionin e Armenisë, Leo, me shifrat 4:1.

Burimi:http://www.koha.net/sport/50446/liburni-e-nis-me-fitore-fazen-e-kualifikimeve-ne-uefa-futsal-cup/

Kosova ngrihet për nëntë pozita në ranglistën e FIFA-sPetrit Halilaj përballet me fëmijërinë në ekspozitë në LondërElbenita Kajtazi-Halimi impresionon kritikën gjermane me rolin e GretelësVepra e artistit Driton Selmani “mbron” vizitorët e festivalit në Amsterdam