Na ndiqni në:

Alketa Xhafa Mripa, një artiste që inspiron në PLATFORMA Festival

Prishtinë, 9 tetor 2017 - Alketa Xhafa Mripa po cilësohet si inspirim. Së fundmi ajo është ftuar si një artiste që inspiron në edicionin e këtij viti të PLATFORMA Festival. Në mes të datave 19-31 korrik, edicioni i katërt i festivalit për dhe me refugjatë e emigrantë këtë vit udhëton në Neëcastle, Gateshead, Stockton dhe Middlesborough.

Alketa, artistja e cila së fundmi është lidhur fort me kauzën për refugjatët dhe trajtimin e tmerrshëm që bota po i bën atyre, është e ftuar për një bisedë artistike në Neëcastle, shkruan KultPlus.

Alketa ka treguar për KultPlus se gjatë kësaj paraqitjeje ajo do të flasë për fuqinë e artit dhe rëndësinë e artistëve në shoqërinë e sotme moderne. Ajo do të japë edhe detaje mbi punën e saj “Refugees Ëelcome” e cila shëtiti goxha mirë në mbarë Anglinë.


Manif Halbouni dhe Farhad Berhaman janë dy artistët tjerë të ftuar në dy ditët kryesore të Festivalit PLATFORMA.Alketa do të flasë në festival me datë 28 tetor, në ditën e dytë të PLATFORMA.

Hera e fundit kur Alketën e kemi parë në Kosovë ishte në kuadër të Autostrada Biennale, me një performancë provokative dhe domethënëse mbi thyerjen e kufijve.

Burimi:http://www.kultplus.com/arti-pamor/alketa-xhafa-mripa-nje-artiste-qe-inspiron-ne-platforma-festival/

Petrit Halilaj përballet me fëmijërinë në ekspozitë në LondërKosova ngrihet për nëntë pozita në ranglistën e FIFA-s“T’padashtun” shtrin fushatën promovuese për “Oscar” deri në EgjiptPesë filma të Kosovës janë prezantuar para selektorëve të Berlinales