Na ndiqni në:

Edhe një shqiptar i nominuar në MTV EMA 2017-të

Prishtinë, 9 tetor 2017- Pas tre këngëtarëve me prejardhje shqiptare që janë nominuar sivjet në MTV EMA 2017, është edhe një këngëtar me prejardhje shqiptare që i bashkohet kësaj liste, duke sjellë sivjet numrin katër të shqiptarëve në MTV EMA 2017-të, shkruan KultPlus.

Është Shkëlzen Kastrati i njohur me emrin artistik Xen, i cili është nominuar për çmimin “Best Swiss Act”, në ngjarjen e madhe EMA Awards. Xen, është shqiptari i lindur në Zvicër, i cili në vitin 2012-të, debutoi me albumin e tij ‘Ich Gäge Mich’, album ky që u radhit në numrin katër të Top Listave Zvicerane.

Rikujtojmë se sivjet në MTV EMA 2017-të, janë të nominuar katër shqiptarë: Rita Ora, Dua Lipa, Ermal Meta dhe Xen.

Burimi:http://www.kultplus.com/muzika/edhe-nje-shqiptar-nominuar-ne-mtv-ema-2017-te-video/

Petrit Halilaj përballet me fëmijërinë në ekspozitë në LondërElbenita Kajtazi-Halimi impresionon kritikën gjermane me rolin e Gretelës“Martesa” drejt Estonisë me ekip prej gjashtë vetashVepra e artistit Driton Selmani “mbron” vizitorët e festivalit në Amsterdam