Na ndiqni në:

Fillon edicioni “Zhurma e artistëve pa kufi”

Prishtinë, 6 tetor 2017 - Galeria “Qahili” organizon sot edicionin e tretë të aktivitetit “Zhurma e Artistëve Pa Kufi”.

Ky aktivitet do të zgjas tre ditë dhe do të përmbyllet me një mini ekspozitë në hapësirën e Galerisë "Qahili" me datë 9 tetor. Në “Zhurma e artistëve pa kufi”do të marrin pjesë artistë nga trevat e Kosovës. Zhurma e Artistëve Pa Kufi ka për qëllim të krijoj një zhurmë me anë të artistëve. Kjo për arsye se jo çdoherë artistët kanë hapësirat e veçanta ku mund të bëjnë zhurmë me anë të punëve të tyre si dhe aktiviteteve që i bëjnë por gjithashtu edhe me mënyrën se si ndërveprojnë me shoqërinë. Me anë të punëve të tyre artistët paraqesin probleme të ndryshme që rrethojnë shoqërinë në vend apo edhe jashtë.

Këto punime paraqesin besimin e artisteve si dhe aftësitë e tyre që udhëtojnë jashtë fizikisht apo me anë të punimeve të tyre. Këta janë personat të cilët janë në gjendje t’i thyejnë rregullat me qëllim që të gjejnë metoda të reja, rregulla dhe stile të jetesës që tjerët t’i përcjellin. Ky aktivitet mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit si dhe Komuna e Prishtinës.

Burimi: http://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=206401

Kosova ngrihet për nëntë pozita në ranglistën e FIFA-s“Martesa” drejt Estonisë me ekip prej gjashtë vetash Artisti Petrit Halilaj do të prezantojë veprat e tij në New YorkPesë filma të Kosovës janë prezantuar para selektorëve të Berlinales