Na ndiqni në:

Në Suedi u mbajt Festivali i Folklorit Shqiptar

Prishtinë, 4 tetor 2017- Për të njëmbëdhjetën herë me radhë, në organizimin e Unionit të Shoqatave Shqiptare, në Suedi u zhvillua Festivali i Folklorit Shqiptar. Ky manifestim tradicional u mbajt në qytetin e Vekshjos, kurse nikoqire ishte Shoqata e këtushme ”Liria”.

Festivali u hap me intonimin e Himnit Kombëtar e pastaj atë e shpalli të hapur kryetari i kryesisë së Unionit, Sadulla Zendeli – Daja, i cili i falënderoi për pjesëmarrje kultivuesit e folklorit shqiptar në këtë shtet skandinav dhe u uroi atyre suksese.

Në programin zyrtar të Festivalit u paraqiten grupe amatore, ansamble folklorike dhe rapsodë që veprojnë nëpër shoqatat shqiptare që veprojnë në shumë mjedise të Suedisë. Ata prezantuan vlerat e folklorit shqiptar përmes këngëve folklorike, valleve instrumentale si dhe me vallëzimin e valleve që kultivohen në trojet shqiptare.

Pikat konkurruese i vlerësoi juria e festivalit në përbërje, Ahmet Bella, magjistër i muzikës, kryetar Marsela Basha, përfaqësuese e shoqatës ”Dardania” nga Vekshjo, Ismail Binakaj, përfaqësues i shoqatës ”Iliria” nga Norrshopingu dhe Ismail Binakaj përfaqësues nga shoqata nikoqire ”Liria” e Vekshos, anëtarë.Sipas vlerësimeve të Jurisë, vendin e parë e ndanë amatorët nga shoqatat ”Dardania” nga Borosi dhe ”Liria” nga Vekshjo. Grupi i valleve i shoqatës nga Borosi u nderua për vallëzimin e ”Vallës së Drenicës”, kurse valltarët nga Vekshjo për vallëzimin një mozaik vallesh m emotive nga Kosova.

Vendi i dytë iu dha valltarëve të shoqatës ”Iliria” nga Norshopingu. Ata kishin konkurruar me ”Vallen e Tiranës”. Ndërsa Shpërblimi special i Festivalit iu dha rapsodit Dervish Kuqi për interpretimin e shkëlqyeshëm të këngës ”Po këndoj në festival”, shkruan KultPlus.

“Festivali në përgjithësi ishte i suksesshëm. Garuesit ishin bukur të përgatitur nga koreografët si dhe koloriti i veshjeve ishte i begatshëm dhe përfaqësoi shumë pjesë të atdheut tonë, theksoi kryetari i Jurisë, Ahmet Bella. Organizatori i festivalit për të gjithë pjesëmarrësit në program ndau mirënjohje publike.Pas pjesës zyrtare në ambientet e Kvarnhagkallen, ku u zhvillua ky aktivitet, u mbajt edhe një mbrëmje e përbashkët shoqërore, ku argëtoi solisti Shaip Alia.

Burimi:http://www.kultplus.com/diaspora/ne-suedi-u-mbajt-festivali-folklorit-shqiptar/

Vepra e artistit Driton Selmani “mbron” vizitorët e festivalit në AmsterdamU dha premiera botërore e filmit “Martesa” në PÖFF Artisti Petrit Halilaj do të prezantojë veprat e tij në New YorkPesë filma të Kosovës janë prezantuar para selektorëve të Berlinales