Na ndiqni në:

Remzije Sherifi në Konferencën Ndërkombëtare “People Dancing” në Glasgow të Skocisë

Prishtinë, 3 tetor 2017 - Në cilësinë e drejtueses dhe producentes së programeve të ndryshme artistike të vallëzimit, Remzije Sherifi e cila prej fundit të viteve të 90-ta jeton në Glasgow, do të prezantojë eksperiencën e saj në një konferencë ndërkombëtare, shkruan KultPlus.

Vetë Remzije Sherifi ka njoftuar se ajo do të jetë e pranishmë në hapjen e Konferencës Ndërkombëtare “People Dancing”, që do të nisë më 3 dhe do të zgjasë deri më 5 tetor, për të treguar përvojën e saj të një periudhe prej dy dekadave, pikërisht në këto organizime. Remzije Sherifi, nëpërmjet punës së saj ka bërë që kultura shqiptare të prezantohet në shumë vende e festivale të rëndësishme, duke prezantuar përpos vallëzimit, edhe kostumet e bukura shqiptare.

Burimi:http://www.kultplus.com/diaspora/remzije-sherifi-ne-konferencen-nderkombetare-people-dancing-ne-glasgow-te-skocise-foto/ 

Kosova ngrihet për nëntë pozita në ranglistën e FIFA-sPesë filma të Kosovës janë prezantuar para selektorëve të Berlinales“Martesa” drejt Estonisë me ekip prej gjashtë vetashPetrit Halilaj përballet me fëmijërinë në ekspozitë në Londër