Na ndiqni në:

Zbulime arkeologjike të rastit nga Kaliçani i Istogut

Prishtinë, 10 gusht 2017 - Territori rreth Istogut është një ndër pjesët më të pasura të Kosovës me gjetje arkeologjike dhe dita-ditës kjo pasuri vjen e zbulohet, meqë nëpër fshatrat e këtij rajoni vite me radhë bëhen gjetje të shpeshta të rastit të artefakteve të ndryshme arkeologjike që kronologjikisht u përkasin periudhave të ndryshme historike, “Koha Ditore”.

Falë kushteve gjeografike-natyrore dhe pozitës strategjike, i tërë rajoni i Istogut paraqet thesar të pashtershëm të gjetjeve arkeologjike, ndërsa nga fshatrat e këtij rajoni dallohen: Syrigana, (Suhogërlla), Baja, Cerkolezi, Vrella, Studenica, Kaliçani, Banja, Bajica, Veriqi, Dobrusha, Koshi, Llukavci i Thatë, Staradrani e disa të tjera, meqë janë nga vendbanimet kosovare me shumë specifika karakteristike.

Të vendosura rrëzë malit Mokna, këto fshatra të Komunës së Istogut nga fshatrat e Komunës së Skënderajt i ndan lumi Gujavç, i cili njëkohësisht e ndan Rrafshin e Kosovës me rajonin e Dukagjinit.

Burimi: http://www.koha.net/kulture/36114/zbulime-arkeologjike-te-rastit-nga-kalicani-i-istogut/

“Agnus Dei” shpërblehet me një tjetër çmim në AmerikëVisar Morina me “Exil” merr çmimin gjerman për skenarin më të mirë“Sarabande” për Petrit Çekun premierë në ZagrebFilmi “Martesa” do të shfaqet në Norvegji