Na ndiqni në:

Era Istrefi duet me French Montanën

Prishtinë, 17 korrik 2017 - Revista presitgjioze “Forbes” në artikullin kushtuar këngëtares Era Istrefi ka vlerësuar se artistja nga Prishtina, po mahnitë gjithë botën. Me këtë rast, opinioni i muzikës dhe publiku amerikan u njoftua se Era po vjen me një mega projekt në bashkëpunim me French Montanën, reperin më të mirë të momentit, shkruan Telegrafi.

French Montana dhe Era Istrefi do të vijnë me projektin e tyre më 25 gusht, në premierën e madhe e cila do ta katapultojë këngëtaren kosovare drejt majës së skenës së muzikës botërore, baza e të cilës është në SHBA. Depërtimi i Erës në tregun e muzikës amerikane është i padiskutueshëm me duetin me French Montanën, i cili është shndërruar në një nga emrat më të dashur të publikut atje, por me famë në gjithë botën.

Telegrafi sipas burimeve të afërta me këngëtaren ka mësuar se bëhet fjalë për një projekt në të cilin kanë punuar shumë producentë dhe pritet të jetë një nga hitet më të mëdha të kësaj vere në skenën e muzikës botërore. Nëse Era është përzgjedhur si bashkëpuntore nga French Montana, ky është vlerësim i lart për këngëtaren nga Prishtina. Reperi me origjinë marokene është aktualisht reperi më i kërkuar dhe më i shtrenjtë në botë. Hiti i tij “Unforgettable” është në vendin e dytë të Top 10 të Billboard Hot 100. Ndërsa Era me superhitin e saj “BonBon” arriti që të tërheqë vëmendjen e gjithë botës, kurse cementoi vlerat e saj artistike me projektin “Redrum”, i cili u vlerësua lart nga kritikët e artit botëror. Era Istrefi në projektin “Redrum” ku u vlerësua lart për artin që ka transmetuar.

Burimi : http://telegrafi.com/speciale-era-e-stuhishme-nuk-di-te-ndalet-gati-bomba-french-montanen-fotovideo/
  

Sot fillon java e filmit izraelit në PrishtinëDua Lipa, ambasadore e markës “Foot Locker”“Home” shpërblehet me dy çmime në festivalin “For Rainbow” në BrazilKryetari i Londrës mburret me Dua Lipën