Na ndiqni në:

Sislej Xhafa ka hapur ekspozitën e radhës në Itali

Prishtinë, 20 mars 2017 - Sislej Xhafa ka hapur ekspozitën e tij “Infermeria” në qytetin Palermo të Italisë, shkruan KultPlus.com.

Xhafa ka sjellë një projekt të vecantë brenda ekspozitës në Zisa Contemporary Art në Palermo, një instalacion që quhet “Infirmary”. Megjithatë, siç shkruajnë edhe mediet italiane, shumëçka mbetet mister nga kjo paraqitje e Sislejt. Salla e madhe ka qenë e zbrazur nga arti ndërsa duket se projekti në të cilin Sislej Xhafa po punon në Palermo është më afatgjatë, dhe më misterioz se kaq. Puna e tij do të mishërojë lidhjen mes njerëzve dhe ambientit, që është rasti edhe i Palermos: një komunikim mes trupave të njerëzve dhe formës arkitekturore për një kuptim më të mirë të nevojave që na rrethojnë. “Infermeria” u hap me 18 mars ndërsa ka zgjuar interesim tek publiku i Palermos, e është promovuar nga Departamenti Kulturor i Qytetit. Xhafa vetë është i pranishëm në Palermo për ekspozitën në fjalë.

Burimi: http://www.kultplus.com/?id=4&l=20120

“Sarabande” për Petrit Çekun premierë në ZagrebNë New York hapet ekspozita “Frymëmarrja e Jetës së re” sjell kujtime të luftës dhe bukuritë e KosovësRita Ora: Mezi pres të vi në Kosovën timeDua Lipa, këngëtarja e re me më së shumti klikime në YouTube