Na ndiqni në:

Kosova mund të ketë tetë sportistë në Rio 2016

Prishtinë, 26 prill 2016 - Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani ka thënë se rasti i Kampionatit Evropian të Xhudos në Rusi ka treguar se në fund sporti triumfon mbi politiken dhe se tash Kosova është e barabartë në mesin e gjithë shteteve të botës.

Hasani në një intervistë për Klan Kosova ka thënë se tash Kosova i ka sigurt dy sportistë që shkojnë në Lojërat Olimpike me normë olimpike. Ai ka shtuar se do të ketë ftesa edhe më sportistë tjerë. “Unë besoj se deri në 7 ose 8 sportistë nga Kosova që do të na përfaqësojnë në Rio”, ka deklaruar ai. Presidenti shtoi se KOK-u dhe shteti janë duke ndihmuar sportin në mënyrë që të ketë edhe më shumë sportistë kulmor.  Sipas tij gradualisht Kosova do të ketë sportet nga të cilat do të pres më shumë medalje dhe sukses dhe do të ketë më shumë investime.

Burimi: http://bit.ly/26r6uu2

Vepra e artistit Driton Selmani “mbron” vizitorët e festivalit në Amsterdam“T’padashtun” shtrin fushatën promovuese për “Oscar” deri në EgjiptPetrit Halilaj përballet me fëmijërinë në ekspozitë në Londër Artisti Petrit Halilaj do të prezantojë veprat e tij në New York