Na ndiqni në:

Blinera Muzhaku fituese e çmimit special në Festivalin Ndërkombëtar "New Music" në Bullgari

Prishtinë, 26 prill 2016 - Përfaqësuesja e Kosovës në Festivalin Ndërkombëtar në Bullgari, Blinera Muzhaku nga Prishtina është fituese e çmimit Special të këtij festivali. Këngëtarja e re e talentuar nga Prishtina, Blinera Muzhaku ishte e ftuar nga shteti bullgar për ta përfaqësuar shtetin e Kosovës në Festivalin Ndërkombëtar “New Music” në Bullgari, e cila arriti të nderohet me çmimin Special nga juria profesionale ndërkombëtare.

Për tri net zëra të bukur nga shtetet e ndryshme të Ballkanit, por edhe nga Evropa kanë performuar live para një jurie profesionale dhe audience të madhe. Në natën finale, këngëtarja nga Prishtina, Blinera me këngën e saj “Young Evropian” është shpërblyer nga juria profesionale më çmimin Special. Blinera rrëfen eksperiencën e saj të jashtëzakonshme që përjetoi në këtë festival prestigjioz, i cili u mbajt në Bullgari. Ajo thotë se ky festival i ka shërbyer si një shkollë, nga i cili mori përvojë të jashtëzakonshme të të kënduarit live, në një garë aq të fortë të zërave të ëmbël nga e gjithë Evropa , të cilët ishin përzgjedhur për të kënduar në katër kategori nga mosha 6 vjeçare deri në 30 vjeçare.

“Isha e nderuar së pari që isha e ftuar ta përfaqësojë Kosovën në një festival të tillë prestigjioz. Në të njëjtën kohë kisha përgjegjësi të madhe, sepse përfaqësoja shtetin e Kosovës dhe dëshiroja të prezantohesha në mënyrën sa më të mirë”, ka thënë Blinera.  Në këtë garë, juria ndërkombëtare, ku anëtarë ishte edhe Sheki Hoxha, kanë marrë vendim që Blinera Muzhakun ta shpërblejnë me çmimin special të festivalit, ku edhe është shumë e lumtur për këtë fakt. 

“Jam shumë e lumtur dhe e nderuar që arrita të shpërblehem dhe ta përfaqësojë Kosovën në mënyrë dinjitoze në këtë festival”, ka thënë Blinera. Këngëtarja nga Prishtina, Blinera Muzhaku nuk është hera e parë që përfaqëson shtetin e Kosovës në festivale të ndryshme Ballkanike me suksese të njëpasnjëshme. Vitin që lamë pas ajo përfaqësoi shtetin e Kosovës edhe në Shqipëri, e cila është shpërblyer me vendin e parë, derisa për zërin e saj të bukur ajo është shpërblyer edhe nga shteti maqedonas, dhe Mali i Zi.

Elbenita Kajtazi-Halimi impresionon kritikën gjermane me rolin e Gretelës“Martesa” drejt Estonisë me ekip prej gjashtë vetashPesë filma të Kosovës janë prezantuar para selektorëve të BerlinalesKosova ngrihet për nëntë pozita në ranglistën e FIFA-s