Na ndiqni në:

“Mendoj për ty” do të ngrejë zërin kundër dhunës edhe në Afrikë të Jugut

Prishtinë, 25 prill 2016 – Artistja kosovare, Alketa Xhafa-Mripa projektin për mbledhjen e fustaneve si shenjë e ngritjes së zërit ndaj grave të dhunuara gjatë luftës së fundit në Kosovë, do ta vazhdoj në Afrikën e Jugut po me të njëjtin mesazh.

Të njëjtin projekt ajo do ta bëjë edhe në kontinentin afrikan. Shoqëria afrikane do të bëhet pjesë e dhurimit të fustaneve, varjes së tyre nëpër tela të rrobave dhe krejt në fund edhe ekspozimit në një stadium. Kësisoj, Xhafa-Mripa përmes artit dhe aktivizimit të saj do të mundohet të prekë temën e ndjeshme - që është dhuna seksuale - në një vend ku shteti dhe shoqëria nuk bënë asgjë për të ngritur zërin. Ajo thotë se edhe në Afrikën e Jugut është situata e njëjtë sikur në Kosovë, vetëm se atje dhuna seksuale është publike, të gjithë e dinë, por askush nuk ndërmerr asnjë hap për ta ndaluar. E në Kosovë ishte ndryshe. Viktimat e dhunës seksuale për shumë vjet mbetën të lëna anash dhe për një gjë të tillë është folur pak. Ndonëse gra e organizata të ndryshme janë marrë me këtë temë të ndjeshme, ndikimi u vërejt tek me instalacionin “Mendoj për ty” të Xhafa-Mripës. Mediet e mëdha botërore mbuluan këtë ngjarje, fytyra publike u bënë pjesë e fushatës duke dhuruar fustane – mes tyre Rita Ora, pastaj Cherie Blair, Baronesha Abelay – për jetësimin e projektit që u finalizua më 12 qershor të vitit të kaluar .Stadiumi i Prishtinës u bë nikoqir i instalacionit “Mendoj për ty”. Në 45 tela rrobash u varën rreth 5 mijë funde e fustane. Zëri i rreth 20 mijë grave shqiptare - dhe disa burrave – të dhunuar nga ushtria, policia dhe paramilitarët serbë gjatë luftës së vitit 1999 në Kosovë, u dëgjua në mbarë botën.

Burimi: http://bit.ly/1UbNJ90

Pesë filma të Kosovës janë prezantuar para selektorëve të BerlinalesKosova zë vendin e parë për fotografi, në mesin e 31 shteteve konkuruese në PreshevëPetrit Halilaj përballet me fëmijërinë në ekspozitë në Londër“T’padashtun” shtrin fushatën promovuese për “Oscar” deri në Egjipt