Na ndiqni në:

Fotografi kosovar Jetmir Idrizi, fiton çmimin e parë në kategorinë Campaign në Sony World Photography Awards

Prishtinë, 22 prill 2016 - Jetmir Idrizi, fotografi kosovar, duket se me ciklin TransBrasil edhe e ka fituar çmimin e parë në këtë kategori, nga mijëra e mijëra fotografë nga e mbarë bota.

Vendin e dytë në garë e ka fituar Antoine Repesse nga Franca ndërsa i treti ka dalë Stephan Zirwes nga Gjermania.

Idrizi në fotografitë e tij paraqet kësisoj personat queer, dhe identitetin e mënyrën e tyre të jetesës në trajta të ndryshme. Fustanet, ahengjet, sjelljet, disponimi i këtyre personave në një shtet që nuk ka vetëm pozitivitet. Prej kohësh Idrizi jeton në Brazil, atje ku edhe e ka realizuar projektin e tij fitues në kategorinë Campaign, për të treguar kësisoj se sa fotografia si medium artistik mund të lobojë e jetë kampanjë senzibilizuese për grupet e margjinalizuara e diskriminuara nëpër botë.

Fotografitë e tij do të ekspozohen nga sonte në Somerset House në Londër.

“Ndihem shumë krenar që më në fund puna ime është duke u vlerësuar ndërkombëtarisht e posaçërisht me një projekt të tillë që flet për identitetin gjinor, një temë që në Kosovë shumë pak ose pothuajse hiq nuk është prekur” pati thënë Idrizi për KultPlus me të marrë lajmin e nominimit, muaj më parë.

Burimi: http://bit.ly/1VKIduY

Pesë filma të Kosovës janë prezantuar para selektorëve të BerlinalesKosova ngrihet për nëntë pozita në ranglistën e FIFA-sElbenita Kajtazi-Halimi impresionon kritikën gjermane me rolin e Gretelës“Martesa” drejt Estonisë me ekip prej gjashtë vetash