Na ndiqni në:

Suksesi i Majlindës dhe Gjakovës rëndit në vendin e dytë Kosovën në Kampionatin Evropian të xhudos

Prishtinë, 22 prill 2016 - Majlinda Kelmendi ka bërë që himni dhe flamuri i Kosovës të ngrihen lartë në Rusi, në Kampionatin Evropian të xhudos. Krenaria e Kosovës ia doli të fitojë medaljen e artë në Kampionatin Evropian në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Ndërsa xhudistja kosovare, Nora Gjakova, fitoi medaljen e bronztë në Evropian, e cila matematikisht e kualifikoi në Olimpiadën e Rios. Kosova është shteti i dytë më i suksesshëm në Kampionatin Evropian të Rusisë, pas fitores së medaljes së artë të Majlinda Kelmendit dhe të bronztës së Nora Gjakovës.

Me një medalje të artë dhe një të bronztë, Kosova renditet si shteti i dytë më i suksesshëm në Evropianin  në Kazan të Rusisë për ditën e sotme. Kosova është lënë pas nga Franca që ka fituar një të artë dhe një të argjendtë, por ka lënë pas Gjeorgjinë, Belgjikën, Britaninë e Madhe, Hungarinë, Rusinë dhe shtete të tjera.

Burimi: http://bit.ly/22SwOsf

“With a Cup of Sugar” nëpër SHBA me të vërtetën për KosovënBlick promovon bukuritë e Kosovës, publikon pamje fantastike nga maja e GjeravicësKosova në karate fiton tri medalje në Kampionatin BallkanikOmar Zatriqi fiton çmimin si kompozitori më i mirë në Irlandën Veriore