Na ndiqni në:

Arelena Shala dhe Yll Dalladaku pranohen në akademinë e famshme amerikane West Point

Prishtinë, 21 prill 2016 - Arelena Shala Yll dhe Dalladaku janë studentët e parë nga Kosova që do të shkollohen në akademinë më prestigjioze ushtarake amerikane West Point.

Ambasadorja e Kosovës në Amerikë, Vlora Çitaku në një postim në rrjetin social Facebook ka shkruar se është krenare me Arelenën, e cila do të jetë femra e parë në këtë akademi. Çitaku ka thënë se asgjë nuk është e paarritur nëse punon me gjithë zemër për të arritur atë. Lexoni postimin e plotë të Çitakut në Facebook: Njihuni me krenarinë tonë, Arelena Shala. Ajo është një kadete e FSK-së.

Me punën e saj të madhe dhe përkushtimin, pasi ka kaluar teste shumë konkurruese dhe rigoroze, Arelena u bë femra e parë kosovare që do të pranohet në një nga akademitë ushtarake më prestigjioze në botë, West Point. Arelena është një frymëzim për të gjithë ne, sidomos për vajzat e reja në Kosovë. Ajo është një dëshmi e gjallë se asnjë ëndërr nuk është shumë e madhe dhe se nuk ka shpresë shumë të lartë, nëse punoni shumë dhe nëse angazhoheni me gjithë zemrën tuaj për ta arritur atë. Unë vetëm mund ta paramendoj se sa krenarë janë prindërit e saj tani. Unë e di që jam. Faleminderit Arelena.

Linku: http://bit.ly/243QXhI 

Vepra e artistit Driton Selmani “mbron” vizitorët e festivalit në Amsterdam Artisti Petrit Halilaj do të prezantojë veprat e tij në New YorkPetrit Halilaj përballet me fëmijërinë në ekspozitë në LondërKosova ngrihet për nëntë pozita në ranglistën e FIFA-s