Na ndiqni në:

Sigal Prishtina shkruan historinë, mbron titullin në Ligën Ballkanike

Prishtinë, 21 prill 2016 – Klubi basketbollistik Sigal Prishtina ka shkruar historinë duke u bërë skuadra e parë nga Kosova që bën mbrojtjen e një titulli ndërkombëtarë. Kryeqytetasit kanë mbrojtur titullin e Ligës Ballkanike edhe pse u mundën në ndeshjen e dytë finale në udhëtim te KK Mornar, me rezultat 75:68. Kampionët e rinj ndeshjen e parë të zhvilluar në ‘Pallatin e Rinisë’, e kishin fituar me 14 pikë epërsi, 82:68. Çereku i parë, u shkoi në favor vendasve që patën ecuri të mirë në minutat e parë, për ta fituar atë me rezultat 23:15.

Një fytyrë krejt tjetër treguan kampionët në çerekun e dytë, të cilin jo vetëm që e fituan (12:24), por arritën të ndryshojnë edhe rezultatin e përgjithshëm, për të shkuar në pushim me epërsinë 39:35.Rënie e madhe e Sigal Prishtinës, u pa në çerekun e tretë të cilin e humbën me epërsi të thellë 22:8, për të ngushtuar rezultatin e përgjithshëm në 10 pikë, 57:47.Por në çerekun e katërt, mysafirët nga Kosova shtrënguan dhëmbët për të fituar çerekun e katërt me rezultat 18:21, dhe për t’u shpallur kampion të Ligës Ballkanike për të dytin vit më radhë.

Burimi: http://bit.ly/1VDr335

Vepra e artistit Driton Selmani “mbron” vizitorët e festivalit në Amsterdam Artisti Petrit Halilaj do të prezantojë veprat e tij në New YorkU dha premiera botërore e filmit “Martesa” në PÖFFPesë filma të Kosovës janë prezantuar para selektorëve të Berlinales