Na ndiqni në:

Kosova me “7Arte” merr pjesë në festivalin global kulturor për ndryshimet klimatike në Paris

Prishtinë, 1 dhjetor 2015 - Organizata kulturore “7Arte”, e cila viteve të fundit po përdorë artin e kulturën si mjet për të ndikuar në vetëdijesimin dhe përmirësimin e gjendjes mjedisore në Kosovë, me theks të veçantë në regjionin e Mitrovicës, do të marrë pjesë në festivalin global kulturor për ndryshimet klimatike në Paris. Përfaqësues të “7Arte”, do të marrin pjesë në aktivitetin e ARTCOP21, me ç’rast do të zhvillohet edhe punëtoria profesionale, në të cilën janë pjesëmarrës rreth 150 artistë, profesionist shkencëtarë e akterë tjerë nga fusha e politikë bërjes, të cilët do të diskutojnë drejtpërdrejtë dhe të ndajnë përvojat e tyre duke definuar së bashku se si skena kulturore me aktivitetet e saj do mund të kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm.

Organizata kulturore “7Arte”, do ta përfaqësojë Lulzim Hoti, njëherësh organizator i “Green Fest”. Kjo organizatë ka zbatuar suksesshëm projektin “Mitrovica vepron gjelbër”. “7Arte”,  është anëtare e rrjetit të organizatave të pavarura të kulturës të Kosovës “Forumi Kulturor”, rrjet i cili, ndër të tjera po bën përpjekje të vazhdueshme për zhvillimin e politikave kulturore në vend.


Burimi: http://bit.ly/1lVkU2J
 

Kori i Filarmonisë së Kosovës me tri koncerte në AngliRockuzinë sjellë Metal United World Wide në Kosovë“The Times”: Elbenita Kajtazi, fëmija i luftës që këndoi për ta mposhtur frikënOmar Zatriqi fiton çmimin si kompozitori më i mirë në Irlandën Veriore