Na ndiqni në:

Sopranoja Marigona Qerkezi, fitoi çmimin e parë në konkursin operistik në Milano

Prishtinë, 30 nëntor 2015 - Sopranoja nga Kosova, Marigona Qerkezi, ka triumfuar mes konkurrentëve nga e gjithë bota në një konkurs ndërkombëtar operistik që është mbajtur në Milano..

Edicioni i nëntë i garës operistike që mban emrin e legjendës së muzikës operistike italiane Magda Olivero, është mbajtur prej 24 e 28 nëntor. Olivero, e cila kishte vdekur vitin e kaluar, konsiderohet si një prej këngëtareve e aktoreve më të mëdha të shekullit njëzet bashkë me Claudia Muzio dhe Maria Olivero Callas.

Vlerësimet e konkurrentëve janë bërë nga juria që ka pasur në përbërje emra të rëndësishëm të skenës operistike botërore, me kryesues Francesco Saverio Borreli, ish-udhëheqës i Konservatorit të Milanos. Anëtarë të tjerë të jurisë që ka përzgjedhur fituese Qerkezin, janë Daniela Javarone, Renato Bonajuto, Cunico Nakagawa, Paolo Gavazzeni, Alberto Paloscia, Paolo Barbacini, Nicola Martinucci, etj.

Pjesëmarrës në këtë konkurs kanë qenë rreth 200 konkurrentë nga e mbarë bota. Ky është çmimi i gjashtë ndërkombëtar brenda periudhës nëntor 2014 deri nëntor 2015, që ka marrë sopranoja Qerkezi.

Për Qerkezin, çmimi i parë në “Magda Olivero” është i veçantë dhe e motivon të vazhdojë tutje nëpër skena botërore.

Burimi: http://bit.ly/1LIcHnc
 

Aktori shqiptar në një film me Sylvester Stallone e Michael B. JordanBlick promovon bukuritë e Kosovës, publikon pamje fantastike nga maja e GjeravicësOmar Zatriqi fiton çmimin si kompozitori më i mirë në Irlandën Veriore“With a Cup of Sugar” nëpër SHBA me të vërtetën për Kosovën