Na ndiqni në:

Federata e Futbollit e Kosovës lobim për pranim në UEFA

Prishtinë, 25 nëntor 2015 - Në kuadër të fushatës lobuese para Kongresit të UEFA-s i cili do të mbahet në muajin mars 2016 , me qëllim që të marrë mbështetje për pranimin e FFK-së në UEFA, kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri me bashkëpunëtorë ka udhëtuar për në Turqi, ku do të ketë takime me krerët e Federatës së Futbollit të Turqisë

Kryetari Vokrri do t’i njoftoi  krerët e Federatës së Futbollit të Turqisë për rrjedhat në futbollin e Kosovës, duke theksuar nevojën e domosdoshme të ndërkombëtarizimit të futbollit të Kosovës, që ka mbetur peng i politikës jo të drejtë për kaq shumë vite.

Edhe ditë më parë në vazhdën e lobimit për pranim në FFK-së në UEFA,  një delegacion i FFK-së në përbërje Fadil Vokrri, kryetar, Bekim Haxhiu nënkryetar dhe Eroll Salihu sekretar i përgjithshëm, janë pritur në selinë e Federatës së Futbollit të Sllovenisë nga kryetari i saj Aleksander Çeferin dhe sekretari i përgjithshëm Alesh Zavrl me bashkëpunëtorë.

Delegacioni kosovarë duke falënderuar kryetarin Çeferin për mikpritje i kanë kërkuar që ai dhe Federata sllovene të shfrytëzojnë gjithë ndikimin e tyre në mënyrë që FFK-ja të arrijë këto objektiva, pra pranimi i FFK-së në UEFA.

Nga ana tjetë kryetari i Federatës sllovene të Futbollit z. Aleksander Çeferin ka shprehur gatishmërinë që ta ndihmojë FFK-në në të gjitha fushat e interesit si dhe të i japë mbështetje për të përmbushur synimet e veta si një e drejtë legjitime.

Burimi: http://www.ffk-kosova.com/federata/?p=10511
 

N-ja çon në Londër rrëfimin për NEWBORN-in“The Times”: Elbenita Kajtazi, fëmija i luftës që këndoi për ta mposhtur frikënKosova në karate fiton tri medalje në Kampionatin Ballkanik“Frankenshtain” rikthen Ilir Bokshin në Teatrin Kombëtar të Tiranës