Na ndiqni në:

Fillon java e filmit të Frankofonisë në Kosovë

Prishtinë 19 Nëntor 2015 - Java e Filmit Frankofonisë në Kosovë këtë vit do të nisë nga data 20 e deri me 28 nëntor dhe po organizohet për herë të 15-të.

Hapja zyrtare e organizimit do të bëhet me 20 nëntor, me filmin “Bird People” me regji të Pascale Ferran, film francez prodhim i vitit të kaluar, një histori që niset në një aeroport dhe ka për protagonistë aktorët Josh Carles dhe Anais Demoustier.

Këtë vit, tema kryesore e Javës do të jetë gratë dhe kinemaja frankofone. Një ditë më pas, me datë 21 nëntor nga ora 12:00 ka debat me Adriana Matoshin, Sevdai Radogoshin, Blerta Zeqirin dhe Shengyl Ismajlin, ndërsa edhe do të shfaqen filmat “Pas son genre”, “Grand Central” dhe “Dechainees”.

Filmat vazhdojnë me datë 23 nëntor, në Teatrin Oda, nga ora 12:00 e deri në ora 18:00. Pos Prishtinës, sivjet kjo javë mbahet edhe në Prizren, Leposaviq dhe Pejë.

Më 29 nëntor 2014, Kosova edhe zyrtarisht është anëtarësuar në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë, me rastin e Samitit të 15-të të Frankofonisë që ishte mbajtur në Dakar.

Burim: KultPlus

Petrit Halilaj përballet me fëmijërinë në ekspozitë në Londër“Martesa” drejt Estonisë me ekip prej gjashtë vetashKosova zë vendin e parë për fotografi, në mesin e 31 shteteve konkuruese në PreshevëKosova ngrihet për nëntë pozita në ranglistën e FIFA-s