Na ndiqni në:

Kosova solidarizohet me popullin francez

Në vazhdën e vendeve që po solidarizohen me dhimbjen në të cilën po kalon Franca, të cilat kanë ndezur dritat me ngjyrat e flamurit të Francës, edhe shteti i Kosovës i është bashkuar këtij trendi.

Qeveria e Kosovës, ka ndezur dritat në murin e saj me ngjyrat e flamurit të Francës për të nderuar mbi 130 viktimat e sulmeve terroriste në Paris.

Ndërkohe të gjithë përfaqësuesit shtetror të Kosovës janë nënshkruar në librin e Zisë, në shenjë solidariteti me viktimat e sulmeve terroriste në Paris.

Edhe  zëvendëskryeministri Thaçi u nënshkrua në librin e zisë për viktimat e sulmeve terroriste në Paris si dhe u takua me ambasadoren e Francës në Kosovë, Maryse Daviet, të cilës ia shprehu ngushëllimet pas sulmeve terroriste në Paris, ku shumë persona të pafajshëm humbën jetën.
 
Thaçi përsëriti se “Qeveria e Republikës së Kosovës qëndron fuqishëm përkrah koalicionit global në luftën kundër terrorizmit dhe mbetet e angazhuar për mbrojtjen e vlerave dhe mirëqenies kudo në botë nga aktet e tilla mizore të terroristëve”.

Ndërkaq po vazhdon aksioni i qyetarëve për të ndezur qirinj në shenjë solidarizimi me popullin francez, dhe për viktimat në Paris.

Oborri fiton çmimin për videoklipin më të mirë në Venecia“Frankenshtain” rikthen Ilir Bokshin në Teatrin Kombëtar të TiranësAktori shqiptar në një film me Sylvester Stallone e Michael B. Jordan“With a Cup of Sugar” nëpër SHBA me të vërtetën për Kosovën