Na ndiqni në:

Kosovarët Lum Veseli dhe Andi Bajgora, aktorët më të mirë në Majorka të Spanjës

Prishtinë, 17 nëntor - Festivali i Filmit në Majorka të Spanjës ka nis më 10 nëntor dhe është mbyllur më 15 të po këtij muaji, ku edhe janë ndarë çmimet.

Lum Veseli dhe Andi Bajgora, dy aktorët e filmit “Shok”, me regji të Jamie Donoughue janë shpallur si aktorët më të mirë të këtij Festivali.

Në këtë edicion, të vetmet çmime që kanë shkuar për Kosovën janë këto të dy aktorëve të filmit “Shok”, ndërkaq çmimet e tjera kanë shkuar për filma të shteteve ndryshme të botës.

Ngjarja e filmit i takon periudhës së luftës në Kosovë, kur vendi ishte nën okupimin e Serbisë. Këtu sprovohen kufijtë e miqësisë mes dy fëmijëve të cilët luftojnë për të mbijetuar gjatë luftës në Kosovë.

Në këtë film luajnë: Lum Veseli, Andi Bajgora, Melihate Qena, Aurita Agushi, Eni Cani, Armond Morina, Eshref Durmishi, Sunaj Raca, Luan Kryeziu, Astrit Kabashi, Xhevdet Jashari, Kushtrim Sheremeti, Fisnik Ademi, Besnik Krapi etj.

Asistente e regjisë është regjisorja kosovare Blerta Basholli ndërsa drejtor i fotografisë është skocezi Philip Robertson.

Burimi: KultPlus.com 

Petrit Halilaj përballet me fëmijërinë në ekspozitë në LondërVepra e artistit Driton Selmani “mbron” vizitorët e festivalit në Amsterdam“T’padashtun” shtrin fushatën promovuese për “Oscar” deri në EgjiptElbenita Kajtazi-Halimi impresionon kritikën gjermane me rolin e Gretelës