Na ndiqni në:

Kosova me përfaqësuese të pingpongut në Kampionatin Evropian në Rusi

Prishtinë, 18 shtator – Përfaqësuesja e Kosovës në pingpong, do të marrë pjesë në Kampionatin Evropian që do të mbahet në Rusi nga data 25 shtator e deri me 4 tetor.

Kosovën do ta përfaqësojnë gjashtë pingpongist, tre garuese nga kampionati i femrave dhe tre garues nga kampionati i meshkujve. Përfaqësueset femra të Kosovës janë: Vlona Maloku, Iliriana Haliti dhe Linda Zeqiri, ndërsa meshkujt janë: Linor Çitaku, Baton Çitaku dhe Besart Domaniku.

Femrat janë në grupin G ku do të përballen me Kroacinë, Slloveninë dhe Azerbejxhanin dhe besohet se do ta kenë më vështirë se sa meshkujt, të cilët bëjnë pjesë në grupin J, ku për kundërshtarë do t’i kenë Skocinë, Moldavinë dhe Maltën. Kampionati do të mbahet në Ekatarinburg të Rusisë.

Burim: RTK,  http://www.ettc2015.com/eng/about_championship/teams

“Kosova është kudo” hapi festivalin e letërsisë në St.GallenOborri fiton çmimin për videoklipin më të mirë në VeneciaOmar Zatriqi fiton çmimin si kompozitori më i mirë në Irlandën VerioreBlick promovon bukuritë e Kosovës, publikon pamje fantastike nga maja e Gjeravicës