Na ndiqni në:

“The Independent” shkruan për bukuritë natyrore të Kosovës

Prishtinë, 18 shtator – Prestigjiozja britanike "The Independent" i ka kushtuar një artikull bukurive magjepsëse të maleve të Kosovës. Gazetari i “The Independent”, Peter Duncan, ka bërë një reportazh gjatë mbi përshtypjet e tij gjatë qëndrimit nëpër malet e Kosovës.

Ai shkruan se trauma e një të kaluare të afërt duket se po inspiron kosovarët, pasi tek ta po shihet energji e njerëzve që janë të palëkundur drejt një të ardhme të sigurt.

E kisha takuar një njeri nga Ballkani që më tregoi se kishte qëndruar në vendin e njëjtë gjatë gjithë jetës së tij, por kishte jetuar në katër vende të ndryshme. Në vitin 1999, kur NATO-ja kishte vendosur ta bombardojë Serbinë për shkak të tentimeve të saj për të zhvendosur shqiptarët etnikë nga rajoni i njohur si Kosovë, një shtet i ri ishte lindur.

Për Kosovarët Tony Blair është një hero për shkak të vendimit të tij  që të dërgojë forcat e NATO-s pa një rezolutë të Kombeve të Bashkuara.

Tani vendi është në paqe, pavarësisht statujave të shumta të heronjve të luftës. Atje ka pak hapësira që dëshmojnë për tmerrin që ndodhi. Minaret janë restauruar, ndërsa turizmi është synim parësor. Ndërtesat e komunizmit janë zhdukur. Në qytetin universitar të Pejsë, rrugët janë përplot gëzim, pasi kthehen bashkatdhetarët nga diaspora dhe organizojnë ahengje të ndryshme familjare. Malet dhe kullotat janë afër,dhe në këtë vend të vogël dhe të mbyllur, mund të përjetoni kënaqësitë më të mëdha nga 'hiking-u'  e deri tek ushqimi i freskët; ushqimi im i preferuar është speca të verdhë me krem, shkruan Duncan.

Aty pranë, në Bogë, shihen shtëpitë e reja me pullaze të rrëpirëta e të mprehtë për të përballuar me lehtë dëborën e dimrit. trauma e një të kaluare të afërt duket se po inspiron kosovarët, pasi tek ta po shihet energji e njerëzve që janë të palëkundur drejt një të ardhme të sigurt.

Kisha ardhur kryesisht për një ekspeditë maleve të Kosovës, dhe zbulova se kufijtë nuk vlejnë asgjë kur ju shkoni thellë. Mund të kaloni në Shqipëri dhe Mal të Zi, gjersa ecni këmbë maleve të Ballkanit. Zërat e insekteve të ndryshëm shumë-ngjyrësh, liqenet me ujëra të çiltra, shijimi i mjaltës dhe djathit nga fermat e larta malore si dhuratë, mjaftuan të më bëjnë të lumtur. E imagjinoja jetën e një gjuetari të hershëm përderisa ngopesha me boronica dhe luleshtrydhe, që shpesh mblidhen nga banorët përreth për shitje.

Në një luginë të largët takova një njeri që ndërtonte një shtëpi në tokën e tij të trashëguar. Përderisa piqte rrënjë perimesh në tavën e tij, më tregoi për gjyshin e tij, dhe respektin që kishte për të. Një lidhje harmonike e natyrës ende ekziston në këtë cep të Ballkanit.

Në qytetin e vogël të Junikut kalova natë në një kullë, një shtëpi guri, me tavanet e gdhendura prej druri me delikatesë. Kryetari i komunës më këshilloi që të ngjitem në malin më të lartë në Kosovë, në majën e Gjeravicës, për një pamje paronamike. Një ekip televiziv që po bënin një dokumentar vendosi që të më përcjellë në udhëtimin tim, me shpresën se mund t'i inspirojë të tjerët të bëjnë të njëjtën.

Arrita në majë pak para tyre, dhe u takuam në vendin për të cilin ishim marrë vesh. Po pres ende për premierën e dokumentarit, me shpresën se edhe të tjerët do të vizitojnë këtë vend të bukur dhe të pasur.

Burim: http://ind.pn/1P6Gk5q

Omar Zatriqi fiton çmimin si kompozitori më i mirë në Irlandën Veriore“With a Cup of Sugar” nëpër SHBA me të vërtetën për Kosovën“Kosova është kudo” hapi festivalin e letërsisë në St.Gallen“Frankenshtain” rikthen Ilir Bokshin në Teatrin Kombëtar të Tiranës