Na ndiqni në:

Teknologjia e Informimit dhe Komunikimit

Sektori i TI-së në Kosovë, duke përfshirë Ofruesit e Shërbimit të Internetit, ka shënuar një zhvillim të jashtëzakonshëm që nga viti 1999.

Sektori i TI-së në Kosovë, duke përfshirë Ofruesit e Shërbimit të Internetit, ka shënuar një zhvillim të jashtëzakonshëm që nga viti 1999. Nga të qenit inekzistente 10 vjet më parë, kompanitë kosovare në sektorin e TI-së ofrojnë sot shërbime me cilësi të lartë dhe të teknologjive të fundit për klientët e tyre si vendorë ashtu edhe për kompanitë e huaja që duan të transferojnë zhvillimin e tyre të softuerit dhe/ose të qendrave për thirrje dhe mbështetje.

Sot, institucionet publike dhe ato private të arsimit në fushën e TI-së, të mbështetura nga kompani të tilla si Microsoft ose CISCO, ofrojnë arsimim për mijëra të rinj kosovarë.



Norma e mbulueshmërisësë broadband fiks, 2009 – 2011 (Burimi: Cullen International)


Qofshin ato nën kontraktime të zhvillimit të softuerit, menaxhimit të të dhënave, krijimit të qendrave të thirrjes dhe të mbështetjes ose shërbime të tjera të konsulencës, kompanitë kosovare ofrojnë shërbime të cilësisë së lartë me kosto të ulëta. Blerja e fundit e kompanisë më të madhe të TI-së në Kosovë, Pronet, nga Asseco SEE, është dëshmi e mundësive të larta në këtë sector në Kosovë.

Kosova ka dy operatorë të telefonisë mobile dhe dy operatorë mobile virtualë. Operatori i telefonisë mobile VALA në pronësi të shtetit, aktualisht ka mbi 1.000.000 përdorues, ndërsa operatori i dytë telefonisë mobile në pronësi private IPKO – Telekomi slloven, shërben më shumë se 350.000 përdorues dhe ka një mbulim të territorit prej 99 përqind. Operatori i telefonisë mobile në pronësi të shtetit VALA është në fazën përfundimtare të privatizimit dhe së shpejti do të paraqitet pronari i ri i aksioneve prej 75% të kompanisë.

Përveç kësaj, mundësi të mëdha për investitorët e huaj janë në dispozicion për telefoninë fikse, VoIP, TV kablloretj.

Burimi: