Na ndiqni në:

Legjislacioni

Më 17 shkurt 2008, Kosova shpalli pavarësinë e saj, duke u bërë shteti i fundit i cili lind pas shpërbërjes së Jugosllavisë. Deklarata e pavarësisë e përcakton Kosovën si Republikë demokratike, laike dhe multi-etnike që promovon të drejtat e të gjitha komuniteteve. Në prill të vitit 2008, Kuvendi i Republikës së Kosovës miratoi Kushtetutën e vendit, e cila hyri në fuqi në qershor të vitit 2008.

Sistemi ligjor i Kosovës është rindërtuar vazhdimisht që nga viti 1999. Përderisa vendeve tjera të rajonit u është dashur të kalojnë nëpër procedurën e vështirë dhe të komplikuar të përgatitjes së më shume se 80.000 ligjeve të pajtueshme me rregulloret e Bashkimit Evropian, legjislacioni i Kosovës tashmë është në pajtueshmëri me BE-në.

Legjislacioni në fuqi përfshin:

  • Ligjet dhe rregulloret e nxjerra nga Kuvendi i Republikës së Kosovës;
  • Rregulloret e shpallura nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm gjatë Misionit të Përkohshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë;
  • Ligjet në fuqi në Kosovë më datën 22 mars 1989.

Çdo ligj është në dispozicion edhe në gjuhën shqipe, angleze, serbe dhe mund të gjendet edhe në formën elektronike në: www.assemblyofkosovo.org

Këtu ju mund të shkarkoni legjislacionin që ndërlidhet me ekonominë e Kosovës.

Burimi: