Na ndiqni në:

Stabiliteti ekonomik

Zhvillimi real i ekonomisë, i matur me prodhimin e brendshëm bruto (PBB), ka qenë i favorshëm viteve të fundit, duke treguar një trend pozitiv dhe vazhdimisht në rritje, pavarësisht efekteve të krizës financiare ndërkombëtare.

Investimet dhe konsumi i sektorit privat po behën faktorët kyç në ngritjen e ekonomisë. Këto investime po udhëhiqen kryesisht nga zgjerimi i shpejtë i sektorit financiar. Për më tepër, Qeveria Kosovare po zbaton një politikë fiskale të qëndrueshme  dhe largpamëse. Baza e të ardhurave në tatim është zgjeruar ashtu që ka bërë që shpenzimet e Qeverise të rriten  kurse nga ana tjetër ka mbështetur ngritjen e ekonomisë.

Kosova udhëheq një politikë monetare shumë të qëndrueshme. Kosova është një prej vendeve të pakta jashtë zonës së BE-së që e ka paraqitur Euro-n si valutë zyrtare të saj. Duke e eliminuar rrezikun e shkallës së shkëmbimit janë ulur shpenzimet e transaksioneve, dhe është mundësuar promovimi i tregtisë dhe investimeve. Për shkak të mungesës së instrumenteve monetare që rrjedhin nga përdorimi i Euro-s, Kosova nuk zbaton asnjë politikë të rrezikut monetar. Pritet që në të ardhmen çmimet të jenë të qëndrueshme.

Burimi: