Na ndiqni në:

Mjedisi i biznesit në Kosovë

Mjedisi i biznesit në Republikën e Kosovës është duke u bërë ndër më konkurruesit në rajon. Përparësitë e krijuara, sikurse janë sistemi i shkëlqyeshëm i taksave, burimet e bollshme natyrore, regjistrimi i shpejtë dhe i lehtë i bizneseve, ligjet transparente mbi investimet e huaja dhe përparësitë tjera, e bëjnë Kosovën një mjedis atraktiv dhe të favorshëm për investuesit e huaj.

Për kompanitë që kërkojnë të investojnë në një vend me shpenzime të vogla e me qasje të lehtë në BE, në Evropën Qendrore dhe në tregjet e Ballkanit, Kosova paraqet një mundësi shumë atraktive.

Për herë të parë në Kosovë, një investitor mund të regjistrojë biznesin për 2 ditë, falas me zero kapital çarter (për SHPK-t). Në raportin tregues të Bankës Botërore për të Bërit Biznes, Kosova është zhvendosur për 26 vende më lart duke e bërë atë reformatorin më dinamik në Evropën Jug-Lindore dhe Qendrore.

Burimi: