Na ndiqni në:

Kostoja e ulët operative

Përparësia kryesore e fuqisë punëtore Kosovare është kostoja e ulët operative. Me pagë të vlerësuar mesatare mujore prej € 360, ajo është më konkurrentja në Evropë.

Tatimet në të ardhurat personale

Tatimi në të ardhurat Personale (Ligji Nr. 03/L-161) vlen për personat fizik që marrin të ardhurat personale nga burimet në Kosovë dhe të ardhurat e huaja nga qytetarët Kosovar.

Tatimi në të ardhura 0 -10 % (Progresive)

€0-80= 0%
€80-250 = 4%
€250-450 = 8%
€450+ = 10%

Kontributi pensional i detyrueshëm: 5%

Tatimi në Dividendë: 0%

Kostoja e energjisë elektrike prej 5.5 – 8.5 EUR cent për kwh (22 cent në BE)

Tatimi mbi Vlerën e Shtuar

Tatimi mbi Vlerën e Shtuar në Kosovë është më i ulëti në regjion. Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (Ligji Nr. 03/L-146) vlen për të gjithë importuesit dhe bizneset me qarkullim  vjetor më të mëdha se50,000€. Shkalla e TVSH-së është 16 për qind  dhe vlen për të gjitha mallrat dhe shërbimet, me përjashtim të disa mallrave të caktuara bujqësore  dhe kapitale (për të cilat TVSH-ja është 0 për qind). Eksportueseve u rimbursohet TVSH- ja në tërësi për mallrat e eksportuara.

Vendi TVSH Tatimi mbi të Ardhurat e Korporatës Tatimi mbi të Ardhurat Personale
Kosova 16% 10% 10%
Maqedonia 18% 10% 10%
Serbia 20% 15% 12%
Bosnjë e Hercegovina 17% 10% 10%
Kroacia 25% 20% 12-40%
Mali i Zi 17% 9% 9%


Krahasimi i sistemeve të taksave në rajon - 2012

Kodi specifik  tatimor për zhvlerësim

Në bazë të nenit 15 të Ligjit për Tatimin mbi të Ardhurat e Korporatës (nr.03/L- 162), shuma e lejuar për zbritje të zhvlerësimit për periudhën tatimore do të përcaktohet me aplikimin e përqindjeve të poshtëshënuara për llogaritë kapitale përmes metodës së balancimit të zbritjes:

  • Kategoria 1: Ndërtesat; pesë për qind (5%)
  • Kategoria 2: Automjetet dhe pajisjet për zyre; njëzet për qind (20%)
  • Kategoria 3: Makineritë dhe automjetet për transport të rëndë; pesëmbëdhjetë për qind (15%)

Burimi: