Na ndiqni në:

Departamenti i Protokollit të Shtetit

Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit të Protokollit të Shtetit janë :

 

  • Ofron mbështetje në organizimin e çështjeve protokollare për aktivitetet e presidentit, të kryetarit të Kuvendit, kryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme, për të gjithë veprimtarinë e tyre brenda dhe jashtë vendit;
  • Bashkërendon aktivitetet dhe siguron zbatimin e programit të vizitave të delegacioneve të huaja të nivelit të lartë, sipas kërkesës të cilët vizitojnë presidentin, kryetarin e Kuvendit, kryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme;
  • Ofron mbështetje në organizimin e ceremonialeve shtetërore;
  • Ofron mbështetje për misionet diplomatike të Republikës së Kosovës rreth programeve të vizitave të autoriteteve të Republikës së Kosovës jashtë vendit;
  • Ofron mbështetje për ceremonialin diplomatik të misioneve diplomatike të akredituara dhe pranisë ndërkombëtare në Republikën e Kosovës, në pajtim me Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike dhe Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Konsullore.

 

Në kuadër të këtij Departamenti bënë pjesë: Divizioni i Ceremonialit;


Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit të Ceremonialit janë:


  • Ofron mbështetje në organizimin e çështjeve protokollare për aktivitetet e të presidentit, kryetarit të Kuvendit, kryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme;
  • Ofron mbështetje në organizimin e çështjeve protokollare për vizitat e delegacioneve të nivelit të lartë nga jashtë;
  • Ofron mbështetje për misionet diplomatike të Republikës së Kosovës rreth programeve të vizitave të autoriteteve të Republikës së Kosovës;
  • Ofron mbështetje në organizimin e ceremonialeve shtetërore.