Na ndiqni në:

Departamenti për Çështje Konsullore

Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit për Çështje Konsullore janë:

  • Propozon, harton dhe siguron zbatimin e dokumenteve të politikave/strategjive dhe legjislacionit në fushën konsullore për misionet diplomatike dhe konsullore të Republikës së Kosovës;
  • Bashkërendon  aktivitetet konsullore me misionet diplomatike dhe konsullore të Republikës së Kosovës jashtë vendit;
  • Ofron shërbime konsullore për shtetasit e Republikës së Kosovës, si dhe për shtetasit e huaj që dëshirojnë të hyjnë në Kosovë;


Në kuadër të Departamentit për Çështje Konsullore bëjnë pjesë këto Divizione:


  • Divizioni për Politika Konsullore;
  • Divizioni i Vizave;
  • Divizioni i Shërbimeve Konsullore.

Divizioni për Politika Konsullore


Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Politika Konsullore janë:


  • Propozon, harton dhe siguron zbatimin e dokumenteve të politikave/strategjive dhe legjislacionit në fushën konsullore për misionet diplomatike dhe konsullore të Republikës së Kosovës;
  • Përgatitë dokumente shpjeguese për çështje konsullore;
  • Ofron mbështetje për marrëveshjet në fushën konsullore.

Divizioni i Vizave

Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit të Vizave janë:

  • Koordinon të gjitha aktivitetet që ndërlidhen me çështjen e e Vizave të Republikës së Kosovës.
  • Bashkërendon aktivitetet me misionet diplomatike dhe konsullore të Republikës së Kosovës lidhur me çështjet e vizave për shtetasit e huaj;
  • Zbaton marrëveshjet për lehtësimin e regjimit të vizave për shtetasit e Kosovës;
  • Ofron këshilla për shtetasit e Kosovës, në raport me nevojat e tyre për pajisje me viza për hyrje dhe qëndrim në vendet jashtë Kosovës, dhe për huajt, në raport me nevojat e tyre për pajisje me viza për hyrje dhe qëndrim në Kosovë.

 

Divizioni i Shërbimeve Konsullore

Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit të Shërbimeve Konsullore janë:


  • Bashkëpunon me misionet diplomatike dhe konsullore të Republikës së Kosovës për mbrojtjen e interesave të shtetasve të Kosovës që ndodhen jashtë shtetit;
  • Bashkërendon aktivitetet me shërbimet konsullore në kuadër të misioneve diplomatike të akredituara në Kosovë;
  • Ofron mbështetje për institucionet e tjera relevante të Republikës së Kosovës, për nxjerrjen e dokumenteve të udhëtimit për shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë vendit;
  • Ofron mbështetje për strukturat përgjegjëse për pajisje me pasaportë diplomatike dhe zyrtare;
  • Bashkëpunon me strukturat e tjera qeveritare përgjegjëse për diasporën dhe çështjet e migracionit;
  • Bashkëpunon me institucionet përgjegjëse për bashkëpunim juridik ndërkombëtar;
  • Ofron mbështetje lidhur me procedurat për pajisje me viza diplomatike dhe zyrtare dhe autenticitetit të dokumenteve zyrtare.