Na ndiqni në:

Hoxhaj: Beogradi të heqë dorë nga diskriminimi i shqiptarëve në Luginën e Preshevës!

Intervistë me Enver Hoxhajn, ministër i Punëve të Jashtme

Ndërhyrja agresive e Qeverisë së Serbisë, përmes strukturave paralele në Kosovë ishte pjesë e një agjende politike dhe publike e prezantuar 6 muajt e fundit nga vet presidenti Tadiç.

“Në SHBA delegacioni ynë i përbërë nga presidentja e Kosovës zonja Atifete Jahjaga dhe kryeministri Hashim Thaçi është takuar me presidentin e SHBA-ve Barak Obama, shefin e OKB-së Ban Ki-Moon si dhe me sekretaren e shtetit amerikan znj. Hillary Clinton. Sikur znj.Clinton ashtu edhe shefi OKB-së Ban Ki-Moon kanë rinkofirmuar angazhimin e tyre për ruajtjen e integritetit territorial të Republikës së Kosovës duke refuzuar çdo ide për ndarjen e saj..“ ka deklaruar shefi i diplomacisë së Kosovës z.Enver Hoxhaj.

Z.Ministër, meqë aktualisht gjendeni ne asamblenë e përgjithshme të OKB-së, me këtë rast keni takuar shefin e OKB-së Ban Ki-Moon, pastaj sekretaren e shtetit amerikan znj.Clinton etj. Jeni të kënaqur nga ky aktivitet i juaj i dendur politik dhe diplomatik në SHBA me kreun e shtetit të Kosovës me znj.Jahjaga dhe z.Thaçi?

Hoxhaj:
Takimet tona ne filluam me shefin e OKB-së z.Ban Ki-Monn të cilin e informova mbi avancimet e proceseve në Kosovë, hallet, sidat që po preokupohet ditëve te“fundit vendi ynë. Po ashtu atë e njoftova për asimetrinë dhe pabarazinë në marrëdhëniet e lira tregtare në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë si dhe për gjendjen në veri të Kosovës, duke shprehur përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për paqe dhe stabilitet. Sekretari i OKB-së, Ban Ki Moon shprehu domosdoshmërinë për siguri në Kosovë dhe përshëndeti rolin shumë pozitiv të KFOR-it në përmbushjen e këtij synimi. Ai madje ka ftuar  të gjitha palët që kontribuojnë në qetësim të situatës. Përkundër që mund të ketë ndarje brenda të Këshillit të Sigurimit për çështje të caktuar lidhur me Kosovën, të gjithë anëtarët e mbështesin stabilitetin dhe paqen në Kosovë, ka deklaruar shefi i OKB-së, duke shtuar se është me mjaft rëndësi që t’i dëgjoi qëndrimet e të dy palëve për zgjidhjen e problemeve tona. Në SHBA po ashtu delegacioni ynë i përbërë nga presidentja e Kosovës zonja Atifete Jahjaga dhe kryeministri Hashim Thaçi është takuar me presidentin e SHBA-ve Barak Obamën si dhe me sekretaren e shtetit amerikan znj.Hillary Clinton. Sikur znj.Clinton dhe shefi OKB-së Ban Ki-Moon kanë rinkofirmuan angazhimin e tyre për ruajtjen e integritetit territorial të Republikës së Kosovës duke refuzuar çdo ide për ndarjen e saj. Gjatë qëndrimit tonë në New York, delegacioni ynë ka takuar zyrtarë të lartë të OKB-së si dhe kryesuesin e Këshillit të Sigurimit, udhëheqësin e misionit gjerman z.Peter Witting. Në këtë takim unë e kam informuar presidentin e KS të OKB-së z. Witting për ecuritë dhe  zhvillimet e fundit në veri të Kosovës dhe për përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të shtrirë autoritetin në gjithë territorin e Republikës së Kosovës si dhe për paqe dhe stabilitet në rajon.

Kur është fjala për OKB sigurisht gjatë takimeve me përfaqësues të vendeve anëtare të kësaj organizate ndërkombëtare keni lobuar paralelisht për njohje dhe naëtarësim të Kosovës në OKB. Mendoni se Kosova se shpejti do të jetë anëtare e OKB-së, keni ndonjë datë vit, ndoshta vitin e ardhshëm?

Hoxhaj: 
Siç e dini me daljen publike të propozimit të Marti Ahtisarit  rreth Kosovës, ku jo të gjithë anëtarët e KS të OKB-së u pajtuan me këtë plan edhe pse diplomati i njohur Ahtisari, ishte i dërguar special i OKB-së, i sekretarit Ban Ki-Moon në Kosovë dhe përkundër faktit se Kosova dhe Serbia kishin një proces negociues mes viteve 2005 dhe 2007 që synonte jo vetëm vënien nën kornizë të shtetësisë së Kosovës, por edhe integrimin e minoriteteve. Realisht kjo situatë e ka bërë komplekse rrugën e anëtarësimit të Kosovës në OKB.

Në Kosovë. në veri po vazhdojnë provokimet serbe të nxitura nga Beogradi për destabilizim rajoni. Përkundër apeleve dikur të Kofi Annan dhe tash të Ban Ki-Monn dhjetuar UNMIK dhe tash së fundi EULEX, për eliminonim e këtyre strukturave paralele dhe kriminale ato ende janë aktive dhe veprojnë ne sy te ndërkombëtare. Qeveria e Kosovës ka strategji për vënien e stabilitetit edhe  në këtë pjese te Kosovës?

Hoxhaj: 
Pas korrikut të këtij viti Kosova edhe më shumë e ka fuqizuar shtetësinë e vet, dhe është e vendosur të shtrijë qeverisjen në çdo pëllëmbë të territorit të saj, pavarësisht nga provokimet të grupeve kriminale apo ndokush tjetër në Veri të Kosovës. Ndërhyrja agresive e Qeverisë së Serbisë, përmes strukturave paralele në Kosovë ishin pjesë e një agjende politike dhe publike e prezantuar 6 muajt e fundit nga vet presidenti Tadiç dhe gjithë zyrtaret serb për ndarje të territorit të Kosovës. Gjatë takimit time me shefin e OKB-së, ai më siguroi se ngjarjet e fundit në veri të Kosovës nuk duhet të shihen të izoluara, por janë pjesë e një agjende politike të Serbisë për ndarje të një pjesë të territorit të Kosovës dhe inkorporimin e saj në Serbi. Por, mesazhi i kancelares gjermane zonjës Merkel sikur edhe diplomatëve tjerë ndërkombëtarë nga Brukseli e Uashingtoni ditëve të fundit drejtuar Beogradit është i qartë, për eliminimin e strukturave paralele dhe bandave serbe në Kosovë dhe hapjen e rrugëve për zgjidhjen e problemeve teknike përmes negociatave të  filluar mes Prishtinës dhe Beogradit.  Në dialogun në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë i cili lehtësohet nga BE, ndër çështjet urgjente që janë diskutuar në mënyrë permanente ka qenë zgjidhja e problemit të marrëdhënieve tregtare në përputhje me standardet evropiane dhe marrëveshjen CEFTA si dhe çështja e pranimit të vilave të doganës së Kosovë nga autoritet e Serbisë. Meqë Serbia në këtë takim nuk mori pjesë dhe nuk ishte e gatshme që të pranojë propozimin e BE-së, Qeveria e Republikës së Kosovës ka vendosur që të respektohen masat e reciprocitetit për mallrat që hynë nga Serbia dhe Bosnja në Kosovë. Qeveria e Kosovës ka ndërmarr veprime që në gjithë territorin e Republikës së Kosovës të respektohet një vendim i tillë, duke përfshirë këtu edhe pikat kufitare 1 dhe 31.

Tensionimet në Mitrovicë po vazhdojnë, por kemi pasur edhe tensionime në Luginën e Preshevës siç ishin protestat kundër dhunës serbe. Për t’iu shmangur ndonjë konfrontimi apo destabilizimi në rajon  pajtoheni ju z. ministër se Serbia duhet pranojë dhe respektoj reciprocitetin?

Hoxhaj:
Në vazhdimisht kemi qenë të preokupuar me fatin e të drejtave të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë për të cilën gjendje kemi ngritur zërin duke dënuar çdo veprim të dhunës serbe atje. Beogradi zhvillon një politikë diskriminuese me qëllim largimi të shqiptarëve nga këto komuna. Prandaj edhe protestat serike në Luginën e Preshevës bashkë me bojkotimin e regjistrimit të popullsisë në këtë vend fqinjë, kanë motivet dhe arsyet e veta. E them  kështu, sepse vendimet e mëdha nuk janë të rastësishme, nëse nuk do të kishte diskriminime të mëdha në rajon. Prandaj, sikur ne në Kosovë ashtu edhe në vendet tona fqinje e ardhmja jonë në familjen e madhe evropiane dhe. Prandaj, pa respektimin e reciprocitetit nga Serbia, jo vetëm në sfera ekonomike por edhe ato të respektimit të minoriteteve, perspektiva e integrimeve dhe stabiliteti do të jetë i brishtë.

Nga Beogradi e disa qarqe shpesh dëgjojmë zëra për ndarje të Kosovës apo ndërrimterritoresh. Prishtina i përkrah këto ide apo sa do të jenë ato në favor të stabilitetit në rajon?

Hoxhaj:
Ndarja e Kosovës e rrezikon paqen dhe stabilitetin jo vetëm në Kosovë, por edhe në vende tjera të rajonit, duke përfshirë vet Serbinë, kur dihet se në te sot jetojnë dhe veprojnë mbi 20 minoritete. Në asnjë formë, në asnjë kohë, në asnjë rrethanë, në asnjë mënyrë dhe asnjëherë Qeveria e Kosovës nuk do të lejon një gjë të tillë. Kufijtë në Ballkan janë çështje e mbyllur. Dhe gjithë popujt duhet të punojnë për një të ardhmen evropiane. Po e përsëris se këto ide të ndarjes apo këmbimeve i takojnë të së kaluarës. / BS

"Belgrad muss Souveränität des Kosovo akzeptieren"Visiting Kosovo foreign minister says Ignatieff writings influenced him Enver Hoxhaj: EU muss sich stärker in der Ukraine engagierenDie Verantwortung liegt bei Belgrad