Na ndiqni në:

Ministri i Punëve të Jashtme Hoxhaj bëri thirrje: Vendet Islame duhet të njohin Kosovën

Ministri i Punëve të Jashtme së Kosovës Enver Hoxhaj duke përmendur se 80 shtete e kanë njohur Kosovën që nga shkurti 2008 tha se vendet Islame duhet të njohin pavarësinë për të përmbushur përgjegjësinë e vëllazërimit. Ministri i cili është duke vizituar vendet të ndryshme neper botë për njohjen e pavarësisë tha se kanë bërë përpjekje të konsiderueshme për anëtarësimin në BE dhe OKB.

Gazeta ZAMAN- 19.08.2011
Salih SARIKAYA, Zehra ONAT- İSTANBUL


Ministri i Punëve të Jashtme tha se 80 shtete e kanë njohur Kosovën që nga shkurti 2008 dhe theksoi se jane vendet Islame që ende nuk e kanë njohur pavarësinë. Ministri i cili viziton botën për njohjen  e pavarësisë tha se kanë bërë përpjekje te konsiderueshme për anëtarësimin ne BE dhe OKB. Hoxhaj  tha që investimet më të mëdha në Kosovë bëhen nga turqit  dhe ai shprehu mirënjohjen ndaj turqve për këtë.

Ministri i cili ka ardhur ne Stamboll për të marrë pjesë në takimin organizuar nga Organizata për Bashkëpunim Islamik për Somalinë, ka dhënë një interviste të veçantë për gazetën Zaman.

Hoxhaj duke përmendur se më shumë se 20 vendet nga 57  anëtarët të Organizatës për Bashkëpunim Islamik nuk kanë pranuar pavarësinë e Kosovës tha  “ Ne ndajmë  të njëjtën fe, kulture dhe vizion me ta. Ne presim përgjegjësinë e tyre te vëllazërisë për të na njohur.” Duke shtuar se një nga përpjekjet më të mëdha është anëtarësimi në BE dhe OKB, Ministri i Punëve te Jashtme te Kosovës vuri ne dukje se janë duke munduar për krijimin e marrëdhëniet të forta me keto organizatat. Hoxhaj tha që pretendimi që Rusia dhe Kina (te cilët nuk kanë njohur pavarësinë)  janë pranë Serbisë nuk reflekton realitetin, por këto vende vetëm se po mundohen ta kuptojnë situatën. Ministri i Kosovës tregoi që po mundohen të arrijnë çdo vend të botës për njohjen e pavarësisë se shtetit tyre. “Neve mundohemi te shpjegojmë se çka do të thotë liria e Kosovës duke vizituar vendet te ndryshme te botes” tha ai .

Hoxhaj vuri në dukje se negociatat me Serbinë që vazhdojnë tash 1 vit nuk synojnë të kenë një qëllim politik por janë vetëm mbledhje dialogu në të cilat bisedohen çështje tregtare dhe sociale.   Hoxhaj bëri   të njohur se negociatat midis të gjithë vendeve të Ballkanit janë duke vazhduar.  Ai  shtoi se në muajin që vjen do të bisedohet për temat e energjisë, telekomunikacionit dhe çështje teknike. Hoxhaj ceku edhe për tensionin kufitar  ne veri (të Kosovës). Ai pretendoi që ngjarjet nuk janë filluar nga publiku civil, por janë administruar nga Serbia. Ai tha se që nga përfundimi i luftës në vendin e tij, ato (qeveria e Kosovës) janë duke u munduar t’i shpëtojnë varësisë nga shtetet e tjera  dhe janë duke punuar për zhvillim në  fushën e inteligjencës dhe sigurisë. 

Hoxhaj bëri të ditur që investitorët më të mëdhenj në vendin e tij janë turqit që disa prej tyre kanë marrë tenderët për administrimin të aeroportit të Prishtinës dhe ndërtimin e autostradës më të madh të vendit. Hoxhaj tregoi që dikur ka pasur 30 mije ushtarë turq në Kosovë por tani numri i tyre ka zbritur deri 5 mije. Ai shpjegoi që ushtarët turq përveç sigurisë kanë ndihmuar edhe për ndërtimet e objekteve të shkollave dhe spitaleve.

Visiting Kosovo foreign minister says Ignatieff writings influenced him "Belgrad muss Souveränität des Kosovo akzeptieren""Serben haben Kosovo als Realität akzeptiert"„Die Mehrheit will eine Normalisierung“