Na ndiqni në:

Hoxhaj: Tadic nxitësi i dhunës në veri

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj në një intervistë për të përditshmen zvicerane, Neue Zürcher Zeitung (NZZ) ka akuzuar drejtpërdrejt Presidentin e Serbisë, Boris Tadic për nxitje të dhunës në veri.

Ministri Hoxhaj ka thënë se Serbia edhe më tutje është duke përkrahur strukturat kriminale në veri, të cilat po i pajis me agjendë politike.

"Presidenti i Serbisë Tadic, ministrat e Qeverisë serbe kanë nxitur dhunë në veri. Zhvillimet e fundit dramatike në ditët e shkuara janë organizuar dhe financuar nga Qeveria në Serbi. I dërguari i Serbisë në dialog vjen ilegalisht në Kosovë dhe mban fjalime që të kujtojnë luftërat e viteve 90-ta. Serbia ende nuk ka arritur të përpunojë të kaluarën", ka thënë Hoxhaj, duke iu përgjigjur redaktorit të kësaj gazete Christoph Plate.

Ai më tej ka shtuar se Republika dhe populli i Kosovës dëshirojnë siguri, stabilitet dhe paqe. "Ne do të respektojmë Kushtetutën dhe marrëveshjen mes Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe KFOR-it. Ne do t'i respektojmë të drejtat e serbëve, por në asnjë mënyrë nuk do të lejojmë që Serbia të përzihet në punët tona", ka paralajmëruar Hoxhaj.

Duke folur për veriun, Ministri Hoxhaj ka thënë se në veri janë instaluar struktura kriminale, që edhe më tutje mbështeten fuqishëm nga Beogradi. "Atje mbi të gjitha ka krim dhe kriminelë të organizuar, të cilët kontrollojnë kontrabandën dhe mjete të tjera të krimit. Ata janë shumë të interesuar të jetojnë në një hapësirë të lirë, ku nuk funksionon ligji, derisa Beogradi po përkujdeset që t'i marrë në mbrojtje", ka shtuar Hoxhaj.

Lexo intevisten ketu: 

Intervistë e ministrit Enver Hoxhaj për “Epokën e re”"Belgrad muss Souveränität des Kosovo akzeptieren"Kosovos Außenminister: "Serbien muss noch mehr machen"Die Verantwortung liegt bei Belgrad