Na ndiqni në:

“Die Welt”: Liberalizimi i vizave do të ndikonte në mënyrë thelbësore në jetën e përditshme të kosovarëve

Prishtinë, 20 qershor – Gazeta prestigjioze gjermane “Die Welt” ka botuar një bisedë me Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj.

Në këtë artikull të titulluar “Kosova kërkon t’i bashkëngjitetModernes”, përshkruhet gjendja në Kosovë sipas pikëpamjeve të autorëveDaniel-Dylan Böhmer dhe Michael Stürmer, ndërsa jepen citate tëdeklaratave të Ministrit Hoxhaj, lidhur me zhvillimet e përshkruara.
 
Fillimisht në artikull flitet për biografinë dhe bëhet një përshkrim i profilit të Ministrit Hoxhaj.

“Gjatëvizitës së tij në Berlin para disa ditësh, duke shmangur formulat e njëgjuhe plastike, tek ai vihej re shkencëtari, i cili zotëron analizëndhe historiani pragmatist që kërkon zgjidhjen. Por, vihet re po ashtu qëMinistri Hoxhaj zotëron edhe kodin diplomatik, duke ditur të theksojëaksentët e nevojshëm përballë pozitës së vështirë në të cilën gjendetvendi i tij që ende vazhdon rrugën drejt Evropës”, thuhet në artikull.

Nëpyetjen se çka është për të me rëndësi më të madhe, Hoxhaj, sipas “DieWelt”, ka dhënë një përgjigje të koduar: “Udhëtimi, udhëtimi, udhëtimi”.“Shihet se ky Ministër është gjithmonë i angazhuar që vendi i tij i ritë pozicionohet në hartat politike dhe të mbetet aty përkundër të gjithadyshimeve dhe pengesave, me të cilat po përballet. Gjithashtu, Ministrii Jashtëm i Kosovës angazhohet që edhe qytetarët e vendit të tij tëkenë mundësinë të udhëtojnë, sepse deri më tani për kosovarët ështëpothuajse e pamundur që të marrin një Vizë për të udhëtuar në shtetet eBE-së. Liberalizimi i Vizave të cilin Brukseli në vitin 2009 e bëri tëmundur për vendet e Ballkanit Perëndimor, vlen për të gjithë përveç përKosovën – shtetin në lindjen e të cilit ndihmoi edhe vetë Evropa”,thuhet në artikull.

Megjithatë, Ministri Hoxhaj shprehet shumëoptimist, duke iu referuar vizitës së para pak kohëve në Kosovë tëPresidentit të KE-së Barroso dhe të të ngarkuarës me çështjet epolitikës së Jashtme Catherine Ashton. Hoxhaj ka thënë se “ata nakonfirmuan që vitin e ardhshëm mund të fillojmë bisedimet rrethLiberalizimit të Vizave, nëse raporti i ardhshëm i BE-së rreth progresittë Kosovës rezulton pozitivisht”.

Po qe se do të ndodhë kështu,sipas “Die Welt”, ky do të ishte një moment historik për këtë shtet tëvogël dhe një perspektivë që do të ndikonte në mënyrë thelbësore nëjetën e përditshme të banorëve të tij.

Në artikull trajtohet edhefakti se BE-ja, në të cilën Kosova domosdoshmërisht shpreson shumë, nukështë unike në qëndrimin e saj. “Pesë nga 27 vendet anëtare ende nuk ekanë njohur Kosovën dhe qeveria e secilës nga këto pesë shtete kanëarsyet e tyre të brendshme tashmë të ditura: Spanja për shkak tëBaskëve, por edhe Greqia, Qipro, Rumania dhe Sllovakia janë shumë tëpërmbajtura. Nëse Ministri, si rastësisht, flet që kosovarët janë një“popull i harruar” kjo nuk vjen si shprehje e keqardhjes ndaj vetvetes,por më shumë si një apel drejtuar Evropës që përmes stabilitetit tëbesueshëm, hapjes së kufijve dhe marrëdhënieve të siguruara kontraktualet’i japë fund kësaj gjendjeje të mjegullt apo të harresës”, thuhet nëtekst.

Më pas, bëhet një përmbledhje e ngjarjeve në Kosovë gjatënjë dekade, duke konkluduar se si tutor dhe mbështetës kryesor i sajvazhdon të mbetet Republika Federale e Gjermanisë, shtet në të cilin,sipas gazetës, jetojnë 250.000 mijë kosovarë.

Në pjesën tjetërtë artikullit flitet për fuqinë tërheqëse të Bashkimit Evropian nëBallkan duke vlerësuar se BE-ja ka mundësinë që popujt e Ballkanit t’ishpëtojnë nga djajtë e së kaluarës, ëndërr kjo e shumë njerëzve nërajon.

Në aspektin politik dhe në atë kulturor, vendi im kahumbur 20 vite, shprehet Ministri Hoxhaj, në të cilat u luftuan, undoqën dhe u vranë. Shtetet fqinje kanë arritur të konsolidohen dhe tëkrijojnë struktura institucionale, dhe në këtë mënyrë mund edhe tëlajmërojnë pretendimet e tyre evropiane.

“Momentalisht, zgjidhjae çështjes së liberalizimit të vizave është qëllimi afatshkurtër ipolitikës së jashtme kosovare që, njëkohësisht paraqet edhe kushtinkryesor për të pasur qasje në moderne. Përderisa Kosova lihet jashtëhapësirës së Shengen-it, qytetarët e shohin veten si fëmijë të humbur tëEvropës. Në Rajonin e Ballkanit ende asgjë nuk është përfunduar.Luftërat jugosllave u fokusuan kundër hegjemonisë serbe, por nuk arritëntë krijojnë një ekuilibër, prandaj, edhe më tutje BE-ja në përgjithësidhe Gjermania në veçanti janë më se të domosdoshme”, thuhet nëartikullin e gazetës gjermane “Die Welt”.  

Visiting Kosovo foreign minister says Ignatieff writings influenced him "Serben haben Kosovo als Realität akzeptiert"Die Verantwortung liegt bei BelgradKosovos Außenminister: "Serbien muss noch mehr machen"