4677 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Zëvendësministri Ahmeti priti delegacionin çek të kryesuar nga zëvendësministri Dvorak

Prishtinë, 17 maj 2022 - Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z.Kreshnik Ahmeti priti në takim delegacionin nga Republika Çeke, të udhëhequr nga Zëvendësministri Politik i Punëve të Jashtme, z.Martin Dvorak, i cili ishte i shoqëruar nga Këshilltari Politik, z.Adam Volt, Zyrtarja e Deskut për Evropën Jugore dhe Juglindore, znj. Jana Kalman, I Ngarkuari me Punë në Ambasadën Çeke, z.Pavel Bilek dhe Zëvendës-shefi i Misionit, z. Juraj Melioris.


Në këtë takim u diskutua mbi marrëdhëniet bilaterale, me ç'rast u shpreh interes nga të dyja palët për fuqizimin e mëtejshëm të marrëdhënieve në fusha të ndryshme, veçanërisht në bashkëpunimin ekonomik. Poashtu, pala çeke u njoftua me përparimin që ka shënuar Republika e Kosovës në vitin e fundit në indikatorët e ekonomisë, sundimit të ligjit e të demokracisë.
 

Gjatë takimit u diskutua edhe për situatën e sigurisë në rajon dhe Evropë. Zëvendësministri Ahmeti, e njoftoi delegacionin çek për hapat që ka marrë Qeveria e Kosovës, duke theksuar se shteti ynë është rreshtuar me vendet demokratike në mbrojtje të pavarësisë, sovranitetit e integritetit territorial të Ukrainës.

Zëvendësministri Ahmeti uroi Republikën Çeke me rastin e marrjes së Presidencës të Këshillit të Bashkimit Evropian dhe anëtarësimin në Këshillin për të Drejtat e Njeriut të Kombeve të Bashkuara.

Nga ana e tij, zëvendësministri Dvorak tha se Republika Çeke mbështetë Kosovën në aspiratat e saj evropiane. Ai theksoi se gjatë Presidencës së tyre në Këshillin e BE-së, Ballkani Perëndimor do të jetë një ndër temat kryesore.

Foto Galeria