4667 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Ministrja Donika Gërvalla takohet me ministrin e Punëve të Jashtme të Izraelit, Yair Lapid

 Jeruzalem, 9 maj 2022

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, takohet me ministrin e Punëve të Jashtme të Izraelit, Yair Lapid

Gjatë ditës së dytë të vizitës në Izrael, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla u prit nga homologu i saj izraelit Yair Lapid. 

Në fillim të takimit, ministrja Gërvalla shprehu konsideratën e lartë për shtetin e Izraelit nga qeveria dhe populli i Kosovës, duke vlerësuar njohjen dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit, si një ngjarje shumë të rëndësishme për Republikën e Kosovës.

Ministrja Gërvalla e njoftoi homologun e saj me zhvillimin e gjithëmbarshëm dhe progresin e arritur në Kosovë, angazhimin e Qeverisë së Kosovës për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe orientimin strategjik për integrime euro-atlantike. 

Gjatë takimit ministrja Gërvalla e falënderoi ministrin Lapid për pritjen shumë të ngrohtë dhe gatishmërinë e shprehur për të thelluar bashkëpunimin në të gjitha fushat, përfshirë ekonominë, arsimin, teknologjinë dhe inovacionin, edukimin, shkencën, kulturën, kinematografinë, e dëshmuar me nënshkrimin e marrëveshjeve të bashkëpunimit në fushat përkatëse.

Videot nga vizita mund ti shkarkoni në linkun më poshtë:

https://drive.google.com/drive/folders/1_XO0iGtl3i3msApNDT7pdXrfZtOZBE3H?fbclid=IwAR1-4sMzenT1H_xElQKcZbt6JcAgJltpdTaAPgm2LTXSN7xWO0x0XC9gUJM

.

Foto Galeria