4555 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Zëvendësministrja Gashi në Emiratet Arabe, merr përkrahje për projekte të përbashkëta

10 Janar, 2022 - Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Liza Gashi po qëndron në vizitë zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Gjatë kësaj vizite, Zëvendësministrja Gashi ka zhvilluar një takim me drejtorin për Çështje Evropiane në kuadër të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, z.Mohamed Alshehhi, me të cilin ka biseduar për marrëdhëniet e mira mes dy shteteve.

Drejtori AlShehi tregoi gatishmëri të plotë për thellim të bashkëpunimit me Kosovën në fusha të ndryshme me interes të përbashkët për të dyja vendet.

Në kuadër të kësaj vizite Zëvendësministrja Gashi gjithashtu është takuar me drejtorin e përgjithshëm të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, z. Mohamed H. Almheiri dhe ekipin i tij në Abu Dhabi.

Almehiri dhe Gashi diskutuan me theks të veçantë për intensifikim të kontakteve si dhe projekteve të përbashkëta të cilat do të mund të ofrohen në të ardhmen në interes të të dyja shteteve.

Drejtori Almehir tregoi gatishmëri të plotë të bashkëpunimit të mëtutjeshëm dhe ka falënderuar Zëvendësministren Gashi për vizitën e saj.

Foto Galeria