4513 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Zëvendësministri Ahmeti në Itali, merr mbështetje për proceset e integrimit evropian

Romë, 26 tetor 2021 - Gjatë ditës së dytë të vizitës së tij zyrtare në Romë, zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z. Kreshnik Ahmeti, është pritur në takim nga kryetari i komisionit për Politikë të Jashtme në Parlamentin Italian, z. Piero Fassino, dhe më pas ka zhvilluar seancë dëgjimore me anëtarët tjerë të këtij komisioni.

Gjatë takimit me kryetarin Fassino, si dhe më pas me komisionin e Parlamentit Italian që ai e kryeson, u bisedua për prioritetet aktuale të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe mënyrën si këto prioritete mund të ndihmohen nga Italia, me theks të veçantë në fushën e ekonomisë dhe në procesin e lëvizjes më të shpejtë drejtë integrimeve evropiane.

Z. Fassino theksoi se Italia është përkrahëse e pa rezervë për integrimin sa ma të shpejtë të shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE dhe se këtë pozicion, autoritetet italiane e mbajnë në çdo takim apo samit brenda BE-së.

Nga ana tjetër, zëvendësministri Ahmeti, pasi bëri një ekspoze të gjerë të prioriteteve dhe reformave që ka ndërmarrë Qeveria Kurti, foli edhe për gjendjen aktuale me pandeminë Covid-19, situatën politike dhe të sigurisë në rajon dhe në Kosovë, zgjedhjet lokale që kishin treguar nivel të lartë të zhvillimit të demokracisë në Kosovë dhe situatën ekonomike e cila ka filluar të tregoj shenja të forta të përmirësimit.

Foto Galeria