4497 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Gërvalla në Riad takon përfaqësues të Fondit Saudit për Zhvillim, pritet mbështetje për projekte në sektorë të ndryshëm


Në kuadër të vizitës në Arabinë Saudite, Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, znj. Donika Gërvalla, është takuar sot në Riad me përfaqësues të Fondit Saudit për Zhvillim (SFD). 

Gjatë këtij takimi temë diskutimi ishte bashkëpunimi i institucioneve të Kosovës me Fondin Saudit për Zhvillim dhe mundësitë e zgjerimit dhe thellimit të këtij bashkëpunimi. 

Ministrja Gërvalla falënderoi drejtorin ekzekutiv të SFD-së, Sultan Al-Marshad, për bashkëpunimin dhe përkrahjen e deritanishme në projekte që lidhen me sektorin e infrastrukturës dhe shëndetësisë dhe shprehu gatishmëri për të vazhduar bashkëpunimin.

Palët kanë folur për mundësi konkrete të shtrirjes së bashkëpunimit në projekte të reja me fokus në shëndetësi, arsim, infrastrukturë, turizëm, bujqësi, ekonomi e fusha të tjera me interes të përbashkët.

Lidhur me këtë u dakorduan të zhvillohen takime me ministritë e linjës, të cilat mund të gjejnë mbështetje nga SFD-ja për zhvillim të projekteve në sektorë të ndryshëm.

Foto Galeria