4477 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Presidentja Osmani dhe ministrja Gërvalla u takuan me presidentin e Lituanisë, Gitanas Nausėda


New York, 21 shtator 2021 - Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e shoqëruar nga ministrja e Jashtme e Kosovës, znj. Donika Gërvalla, u takuan sot me presidentin e Lituanisë, z. Gitanas Nausėda. 

Në këtë takim, diskutuan për raportet e mira ndërmjet vendeve tona. Presidentja e falënderoi Lituaninë për përkrahjen e parezervë që ky vend i ka dhënë Kosovës gjatë gjithë këtyre viteve. 

“Ne e kujtojmë përkushtimin e vendit tuaj për ta ndërtuar paqen dhe për ta lehtësuar shtetndërtimin në Kosovë”, tha presidentja Osmani. “Por, ne vazhdojmë ta kujtojmë edhe dhimbjen për vrasjen e doganierit lituanez, Aurius Senavicius, gjatë një aksioni në veri të vendit, 8-vjetorin e vrasjes së të cilit e kujtuam dje”. 

Palët diskutuan edhe për sfidat me të cilat përballen dy vendet tona. Në mënyrë të veçantë, bashkëbiseduasit u përqendruan në sfidat e sigurisë, të cilat e kërcënojnë paqen dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit dhe atë të Baltikut. 

Presidentja dhe ministrja kërkuan që Lituania të vazhdojë ta përkrahë anëtarësimin dhe pjesëmarrjen e Kosovës në nisma të rëndësishme ndërkombëtare.

Foto Galeria