4458 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Zëvendësministri Ahmeti takoi ambasadorin e Austrisë në Kosovë, z. Weidinger


Prishtinë, 2 shtator 2021 – Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z.Kresnik Ahmeti, të enjten ka pritur në takim ambasadorin austriak në Prishtinë, z. Christoph Weidinger, me të cilin diskutuan mbi programin e politikës së jashtme të Republikës së Kosovës dhe mundësitë e mëtutjeshme të bashkëpunimit me Republikën e Austrisë. 

Në takim u theksuan raportet e shkëlqyeshme dhe shumë dimensionale mes vendeve tona, duke përfshirë edhe investitorët e shumtë austriak në Kosovë. Përgjatë diskutimit u trajtuan edhe mundësitë e rritjes se mëtutjeshme të investimeve dhe bashkëpunimint ekonomik. 

Zëvendësministri Ahmeti e falënderoi ambasadorin Weidinger për bashkëpunimin e frytshëm dhe të dy u pajtuan që t’i fuqizojnë më tutje raportet e shkëlqyeshme mes të dyja vendeve. ​


 

Foto Galeria