4430 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Zëvendësministri Ahmeti priti ambasadoren jorezidente të Kolumbisë në Kosovë, znj. Ramirez Rios

Prishtinë, 29 korrik 2021 - Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Republikës së Kosovës, z. Kreshnik Ahmeti ka pritur sot në takim ambasadoren e Republikës së Kolumbisë, jorezidente për Republikën e Kosovës, znj. Gloria Isabel Ramirez Rios.

Znj. Ramirez Rios do të jetë diplomatja e parë e akredituar në vendin tonë pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike në vitin 2019 mes dy vendeve tona, dhe gjatë kësaj vizite do të dorëzojë edhe letrat kredenciale tek Presidentja e Republikës.

Zëvendësministri Ahmeti i uroi mirëseardhje ambasadores Ramirez Rios dhe shprehu kënaqësinë që raportet diplomatike mes dy vendeve kanë avancuar, sepse siç tha ai, kjo qasje do t'i hapë rrugë një game të gjerë të mundësive të bashkëpunimit ndërshtetëror, duke filluar nga ai politik, ekonomik e kulturor, dhe vendosjës së bashkëpunimit në të gjitha sferat tjera të interesit të përbashkët.

Duke e çmuar rolin e Kolumbisë për qëndrimin parimor dhe konstruktiv si një ndër shtetet e para nga Amerika Latine që ka njohur pavarësinë e vendit tonë, zëvendësministri Ahmeti e falënderoi ambasadoren Ramirez Rios edhe për mbështetjen e vazhdueshme të vendit të saj dhënë Republikës së Kosovës në të gjitha iniciativat multilaterale, qofshin ato me interes të përbashkët apo me qëllim të prezencës, dhe përkrahjen e anëtarësimit të Republikës së Kosovës në organizma ndërkombëtar.

Ambasadorja Ramirez Rios falënderoi zëvendësministrin Ahmeti për takimin dhe theksoi që Republika e Kolumbisë është e përkushtuar që të thelloj bashkëpunimin ndërshtetëror mes vendeve tona, dhe se angazhimi i saj për Kosovën si ambasadorja e parë jorezidente, është tregues i seriozitetit për qëllimin e avancimit të këtij bashkëpunimi.

Me tutje, ambasadorja Ramirez Rios theksoi që kjo është vizita e parë e saj në Republikën e Kosovës, e një serie të vizitave që synon t’i bëjë me qëllim të përparimit të marrëdhënieve bilaterale, duke filluar me bashkëpunimet në nivelin ndërmjet dy ministrive të jashtme, e duke vazhduar me fushat specifike që dy vendet tona synojnë të bashkëpunojnë. 

Foto Galeria