4422 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Fillon periudha e aplikimit për regjistrim për votim jashtë vendit për zgjedhjet lokale

Prishtinë, korrik 2021 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se nga data 10 korrik ka filluar periudha e aplikimit për regjistrim për votim jashtë Kosovës, përmes postës, për Zgjedhjet Lokale të 17 tetorit 2021. Afati për aplikim përmbyllet më 18 gusht 2021.

Gjatë kësaj periudhe 40 ditore, shtetasit e Kosovës me të drejtë vote që jetojnë jashtë Republikës së Kosovës mund të aplikojnë për regjistrim për të votuar përmes postës.

Gjithashtu, edhe ata/ato që nuk kanë shtetësinë e Republikës së Kosovës, por që kanë të drejtë të jenë shtetas të Republikës së Kosovës, sipas Ligjit për Shtetësi, mund të aplikojnë.

Informacionet e detajuara dhe si të aplikohet për regjistrim janë publikuar në ueb faqen e KQZ-së http://www.kqz-ks.org , në pjesën: Shërbimet e KQZ-së > Shërbimet për votuesit > Votimi përmes postës,  apo në linkun direkt: https://www.kqz-ks.org/sherbimet-per-votuesit/votimi-me-poste/

Të gjithë aplikuesit që plotësojnë kriteret ligjore për t’u regjistruar si votues jashtë vendit mund të votojnë gjatë periudhës së votimit përmes postës e cila fillon më 15 shtator dhe përfundon më 15 tetor 2021.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve inkurajon të gjithë qytetarët me të drejtë vote, që jetojnë jashtë Kosovës dhe që i plotësojnë kriteret ligjore përkatëse - që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës dhe pastaj edhe të votojnë për Zgjedhjet e Lokale në Republikën e Kosovës.

Formulari i aplikimit për votim jashtë Kosovës Formulari I

Formulari i aplikimit për votim jashtë Kosovës Formulari II

Procedura për vlerësimin e kritereve të zotësisë juridike për fitimin e së drejtës së votës

Foto Galeria