4416 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Ministrja Gërvalla priti në takim gjeneralin amerikan Wesley Clark

Prishtinë, 7 korrik 2021 - Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj.Donika Gërvalla, ka pritur sot në takim ish-komandantin Suprem të Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, gjeneralin amerikan Wesley Clark.

Gërvalla ka shprehur mirënjohjen e përzemërt të popullit të Kosovës për kontributin e gjeneralit Clark, dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

“Ne do të jemi mirënjohës gjithmonë për angazhimin tuaj për t’i dhënë fund gjenocidit të Millosheviqit në Kosovë. Ju, ushtarët dhe populli amerikanë keni bërë shumë për lirinë e Kosovës dhe ju falënderojmë nga zemra”, ka thënë ministrja Gërvalla.

Gjatë këtij takimi është diskutuar edhe për zhvillimet aktuale në Kosovë.

Gjenerali Clark, nga ana e tij, ka uruar ministren dhe qeverinë e re për marrjen e mandatit. Gjithashtu ka theksuar përparimin e Kosovës që e vëren pas çdo vizite.

Foto Galeria