4399 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Gërvalla zhvillon takim virtual me homologen suedeze Ann Linde

Prishtinë, 9 qershor 2021 - Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës znj. Donika Gërvalla, zhvilloi sot takim në formë virtuale me homologues e saj suedeze znj. Ann Linde.

Ministrja Gërvalla, ka theksuar se K osova dhe qytetarët e saj do të jenë përherë mirënjohës për bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhdueshme që Suedia i ka ofruar Kosovës ndër vite.
Ajo ka veçuar contributin e Suedisë përmes prezencës në KFOR dhe gjithashtu bashkëpunimin suedez për zhvillim.
 
Duke i vlerësuar të shkëlqyera raportet mes të dyja vendeve, Gërvalla ka njoftuar ministren e Punëve të Jashtme të Suedisë me zhvillimet politike në vend si dhe prioritet e Qeverisë së re. Në këtë drejtim ministrja Gërvalla ka theksuar se prioritet mbetet forcimi i rendit dhe ligjit.

Temë discussimi ishte thellimi i bashkëpunimit bilateral.

Palët discussuan edhe për politikat e jashtme feministe dhe nevojën për të shkëmbyer përvojat në këtë drejtim dhe gjithashtu për të thelluar bashkëpunimin edhe në fushën e cultures.

U fol edhe për diasporën shqiptare në Suedi, për çka u theksua se është mirë e integruar atje.

Po ashtu folën edhe për të ardhmen e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë.

Foto Galeria