4392 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Ministrja Gërvalla priti në takim përfaqësuesin e posaçëm të BE-së Lajçak dhe zëvendësndihmës sekretarin amerikan Palmer

Prishtinë, 31 maj 2021 - Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla, ka zhvilluar sot takim me përfaqësuesin e posaçëm të BE-së për bisedimet Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, z. Miroslav Lajçak si dhe zëvendësndihmës sekretarin amerikan për Çështjet Evropiane dhe të Euroazisë, z. Matthew Palmer.

Gjatë këtij takimi që u zhvillua në atmosferë miqësore, ministrja Gërvalla njoftoi palët me sfidat e qeverisjes.

Gjithashtu në takim u bisedua rreth dialogut të ndërmjetësuar me Serbinë dhe pritjet që ka Kosova nga ky proces.

Foto Galeria