4391 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Zëvendësministri Ahmeti priti në takim ambasadoren e Maqedonisë së Veriut, Jusufi

Prishtinë, 31 maj 2021 - Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Republikës së Kosovës, z.Kreshnik Ahmeti, priti sot në një takim kortezie ambasadoren e Maqedonisë së Veriut në Prishtinë, znj. Shpresa Jusufi.

Në një takim miqësor, zëvendësministri Ahmeti dhe ambasadorja Jusufi diskutuan mbi zhvillimet e fundit në Republikën e Kosovës dhe Republikën e Maqedonisë së Veriut, mbi zhvillimet në rajon, si dhe rëndësinë e përfaqësimit të barabartë në nismat rajonale.

Të dyja palët vlerësuan se raportet e mira fqinjësore mes dy vendeve do të vazhdojnë të kultivohen, dhe se ato do të intensifikohen me mbledhjen e përbashkët të të dyja qeverive, që do të mbahet këtë vit.

Nga ana e saj, ambasadorja Jusufi e uroi z.Ahmeti për angazhimin e tij në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, duke e siguruar se Maqedonia e Veriut do të vazhdojë ta përkrahë agjendën Euro-Atlantike të Republikës së Kosovës.

Foto Galeria