4370 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Ministrja Gërvalla priti në takim shefin e Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Sllovakisë


Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla, priti sot në takim shefin e Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Sllovakisë në Kosovë, z. Rastislav Kostilnik, i cili e uroi ministren për marrjen e detyrës.

Ministrja Gërvalla e njoftoi z. Kostilnik me prioritetet e politikës së jashtme, duke vendosur theksin në interesin e Kosovës për të thelluar bashkëpunimin dhe shkëmbimet në rrafshe të ndryshme me vendet e BE-së, përfshirë vendet që ende nuk i janë bashkuar grupit të vendeve njohëse të Kosovës.

Ministrja po ashtu foli për hapat që po ndërmerr Kosova drejt përmbushjes së agjendës evropiane dhe nevojës për të pasur shkëmbim përvojash edhe në këtë pikë.

Gjithashtu, temë diskutimi ishte edhe e ardhmja e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Foto Galeria